Ministri Ahmetaj: Biznesi i riciklimit rrit punësimin dhe eksportin

466
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Lidhur me ligjin e mbetjeve ministri Ahmetaj është shprehur se:  “Ligji që ne kaluam para disa ditësh ka
ndryshime thelbësore nga ajo që ne frenuam në 2013. Pra, jo depozitim, jo
djegie, por lëndë e parë dhe import i kufizuar për ata që prodhojnë, i lidhur
me kapacitetet prodhuese. Kemi lidhur importin me nevojat tuaja. Pra, jo
çdokush mund të importojë. Konsiderohet lëndë e parë për procesin e riciklimit.
Do të importojnë vetëm ata që kanë instalacione apo fabrika si kjo të
përputhura me kuotat në bazë të kartës teknologjike, pra në bazë të
kapacitetit. Në qoftë se të duhen vetëm 30 tonë, ti nuk mund të importosh dot
më shumë se 30 tonë”, u shpreh Ahmetaj.
Rezulton se, fabrika e riciklimit që përdor material plastik të cilën e vizitoi
ministri Ahmetaj, aktualisht punon vetëm dy ditë në javë për shkak të mungesës
së lëndës së parë, ndërsa është një investim prej 4 milionë eurosh me
teknologji gjermane të vitit 2009, e cila punon nën kapacitet. Drejtuesit e saj
i thanë Ministrit të Financave se aktualisht punojnë vetëm 25% të 8 orëshit, në
ditë. Drejtuesit theksojnë se, e gjithë sasia e produktit që del nga kjo
fabrikë eksportohet në Greqi, Bullgari, Itali, Kinë, Austri apo Turqi. Është
një fabrikë që 100% të produktit e eksporton. Me ligjin e ri, drejtuesit e saj
thonë se do të trefishohet numri i punonjësve, por edhe do të rriten eksportet,
pasi një pjesë të kërkesës dhe të kontratave kjo fabrikë nuk e realizon dot për
shkak të mungesës së lëndës së parë. Ministri Ahmetaj bëri me dije edhe një
vendim qeverie që po përgatitet, i cili i shërben transparencës në dobi të
informimit të publikut: “Ne e kemi kufizuar edhe hyrjen e mbetjeve në 3 pikat
doganore, ku realisht shumë shpejt do të kalojmë dhe në një vendim qeverie në
përputhje me ligjin ku grupe ambientalistësh, apo njësi ambientalistësh, siç
ndodh në të gjithë botën mund të vijnë të certifikojnë importin vetë”.