Ministrat Klosi dhe Nikolla lançojnë nismën “Kurorat e gjelbra të shkollave”

612
“Besara, kjo është pema jote dhe e klasës tënde!” Me këto fjalë ministri Klosi iu drejtua një prej nxënëseve të shkollës së Shëngjinit pasi mbollën së bashku një nga fidanët e rinj në oborrin e shkollës. 
Bashkë me ministren e Arsimit znj Lindita Nikolla, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit lançuan nismën kombëtare “Kurorat e gjelbra të shkollave” teksa mbollën me nxënës dhe mësues fidanët e parë në shkollën 9-vjeçare “ At Zef Pllumi” .
“Jemi sot në Shëngjin në një nga shkollat e para të nismës sonë për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020, një aksion i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, do të shtrihet cdo institucion shtetëror, do të shtrihet në çdo fermë apo në çdo qytetar që do mjedisin.”- tha ministri Klosi i cili shpalli edhe objektivin e këtij viti në pyllëzim dhe gjelbërim.”Ky aksion nuk mund të jetë vetëm një aksion që shkon nëpër pyjet e mëdha, por është një aksion që duhet të shtrihet në çdo qendër të banuar. Duke iu drejtuar pemëve, ne i drejtohemi jetës dhe prandaj në muajt në vazhdim ne do të përpiqemi që brenda këtij viti të mbjellim 550 mijë pemë në 550 vjetorin e Skënderbeut. Shkolla e Shëngjinit është një nga shkollat e para që i bashkohet nismës sonë të mbjelljes së kurorave të gjelbërta në çdo shkollë”- përfundoi fjalën e tij ministri Klosi.
Ministrja Nikolla vlerësoi nismën e ndërmarrë dhe siguroi mbështetje për një mjedis të gjelbërt dhe të shëndetshëm në shkollat shqiptare. “Nuk mund të jemi indiferentë ndaj mjedisit aq më shumë shkolla që edukon shprehi dhe mendime në mbrotje të mjedisit, përkundrazi do të jenë nxënësit, mësuesit dhe prindërit që do të japin modelin e tyre në këtë aksion.”- tha ministrja Nikolla duke shprehur bindjen se nisma do të gjejë zbatim në mbarë vendin falë bashkëpunimit me komunitetin, nxënës e mësues. “Ky është momenti i parë, por ne besojmë që kurorat e gjelbra do të bëhen fusha të gjelbra falë bashkëpunimit të shkëlqyer të mësuesëve, nxënësve dhe prindërve. Jo vetëm përgëzoj ministrin për këtë nismë fantastike por njëherësh angazhohem që së bashku me skuadrën e arsimit në të gjithë Shqipërinë ne do të jemi një zë i fortë dhe një sukses në këtë nismë”.
Fjala e ministrit Klosi
Jemi sot në Shëngjin në një nga shkollat e para të nismës sonë për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020, një aksion i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, do të shtrihet çdo institucion shtetëror, do të shtrihet në çdo fermë apo në çdo qytetar që do mjedisin.
Dhe padyshim ky aksion nuk mund të jetë vetëm një aksion që shkon nëpër pyjet e mëdha, por është një aksion që duhet të shtrihet në çdo qendër të banuar. Mendojmë se duke iu drejtuar pemëve, ne i drejtohemi jetës dhe prandaj në muajt në vazhdim ne do të përpiqemi që brenda këtij viti të mbjellim 550 mijë pemë në 550 vjetorin e Skënderbeut. Shkolla e Shëngjinit është një nga shkollat e para që i bashkohet nismës sonë të mbjelljes së kurorave të gjelbërta në çdo shkollë.
Fjala e ministres Nikolla
Unë kam kënaqësinë që nga shkolla “At Zef Pllumi” në Shëngjin të lançojmë aksionin e madh në të cilin do të përfshihen të gjitha shkollat e Shqipërisë, për krijimin e kurorave të gjelbra të çdo shkolle. Nuk mund të jemi indiferentë ndaj mjedisit aq më shumë shkolla që edukon shprehi dhe mendime në mblrotje të mjedisit, përkundrazi do të jenë nxënësit, mësuesit dhe prindërit që do të japin modelin e tyre në këtë aksion. 
Ky është momenti i parë, por ne besojmë që kurorat e gjelbra do të bëhen fusha të gjelbra falë bashkëpunimit të shkëlqyer të mësuesëve, nxënësve dhe prindërve. Jo vetëm përgëzoj ministrin për këtë nismë fantastike, por njëherësh angazhohem që së bashku me skuadrën e arsimit në të gjithë Shqipërinë ne do të jemi një zë i fortë dhe një sukses në këtë nismë. 


Sigal