Ministrat Ahmetaj dhe Ekonomi betohen para Presidentit Nishani

503
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi u betuan të premten para presidentit të Republikës Bujar Nishani, një ditë pas miratimit të dekreteve të emërimit nga Kuvendi. Pas leximit të formulës së betimit, dy anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave u betuan para Kreut të Shtetit duke firmosur dokumentin e betimit. Më pas ata shtrënguan duart me Presidentin, i cili ju uroi suksese në detyrë.
Dhjetë ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe zëvendësimin e tij me Arben Ahmetajn, që mbante postin e ministrit të Ekonomisë. Ky i fundit u pasua në detyrë nga Milva Ekonomi, zv/ministre e Shëndetësisë.
Sigal