Ministra dhe deputetë, ortakë në milionat e hashashit

466

Gazeta Telegraf/ 


Milionat
që po pasurojnë rilindasit e drogës, Policia: Kemi informacione, por po punojmë
për faktimin konkret


Maksim TUFA

Një
fjalë e urtë popullore thotë “ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë”. Kjo vlen
për të gjithë ata që besojnë, se të gjitha fjalët e qeveritarëve dhe të
kryeqeveritarit  janë të vërteta, për të
gjithë ata që besojnë se vendi në mandatin e parë të Rilindjes, ka zbatuar  aq shumë “reforma” që duhej të ishin bërë për
25 vjet, dhe së fundi për të gjithë ata që besojnë se “hashashin e mbjellin
disa trafikantë  të rastësishëm” dhe
vetëm kaq. Por e gjitha kjo ka patjetër, ashtu siç ka patur gjithmonë në dy
dekada e gjysëm tranzicion, ka edhe sot mbështetjen e vet politike. Çdo
mashtrim, çdo premtim elektoral, çdo fabul që i serviret popullit të ulur në
lëndina që dëgjon me gojën hapur, çdo deklaratë dhe kundër-deklaratë, çdo
shkelje ligjore dhe pasurim i papritur nga grupe të veçanta të një shtrese të
caktuar të shoqërisë në Shqipëri, ka patur, ka dhe do të ketë mbështetje
politike. Edhe fushata më e fundit e “mbjelljes-korrjes dhe shitjes” së
hashashit ka mbështetjen e vet politike, madje shumë më të vëmendshme se sa
fushatat e tjera frytëdhënëse. Mbulimi i fushave, kodrinave dhe maleve me
hashash, nuk është se i ka gjetur të “papërgatitura” forcat e policisë, nuk
është se e ka gjetur në befasi shtetin dhe strukturat e tij. Jo, ato e kanë
ditur dhe e kanë stimuluar vetë gjithë aksionin e madh të mbjelljes dhe
kujtivimit të kësaj bime e cila i ka trullosur në këto 3 vitet e fundit shqiptarët
dhe shtetarët. Kudo mbillet hashash, kudo blihen dhe kultivohen kubikë
hashashi, duke dalë në vendin e parë  si
“kulturë e re bujqësore” në fshatra madje edhe në qytete.

Hashashi
nw qytete


qytete, garazhet, parkingjet, hapësirat e tjera, depot dhe magazinat e
boshatisura, tunelet e ushtrisë, madje edhe tarracat e pallateve, po tentohet
të kthehen në vende ku mbillet dhe rritet hashash. Duket sikur jemi rikthyer në
periudhën e fajdeve, ku me pak para, bëheshe i pasur, kurse sot me një parcelë
me hashash fiton miliona. Duke ditur përfitimet e saj, duket se të interesuar
për ta kultivuar, paketuar dhe shitur në tregjet e huaja, nuk janë vetëm
trafikantët me 4 klasë, por tashmë dihet se në lojën e madhe kanë hyrë edhe ata
me fakultete, qeveritarë dhe ligjvënës. Emrat e tyre  dhe lidhjet me rrjetet e trafikut nuk kanë
munguar as nga deklaratat e policisë shqiptare, dhe as nga deklaratat e
policive të shteteve fqinje, të cilat nuk ngurrojnë të publikojnë hapur edhe
detaje të tjera që do ti ndihmonin shumë organet e hetimit tek ne. Ditët e
fundit, sipas një burimi tepër  të
besueshëm mësohet se “nga arrestimi i një rrjeti të trafikimit të drogave në
një shtet fqinj, kanë dalë edhe emrat e një qeveritari  dhe një deputeti nga Shqipëria, si pjesë e
përfitimeve  të miliona eurove nga ky
biznes i paligjshëm”. Edhe sikur të besohej se personat e arrestuar si pjestarë
të rrjetit të trafikut të drogave, kanë përmendur emrat e dy personave VIP për
ti shpëtuar ndëshkimit ligjor nga shteti fqinj, askush nuk do ta besonte se kjo
gjë ka dalë fare rastësisht. Edhe herë të tjera, emrat e qeveritarëve dhe
ligjvënësve, janë lakuar nga mediat shqiptare (disa herë edhe nga ato kosovare)
si persona të lidhur dhe që i japin mbështetje emrave të caktuar në rrjete
trafiku ndërkombëtar droge. Edhe SHISH para disa muajve ka patur informacion se
“dy shtetarët (njëri prej të cilëve njihet edhe si njeriu që nuk e heq nga
trupi kurrë kostumin derisa griset) janë përzierë në një rrjet trafiku droge,
dhe përfitojnë nga biznesi i paligjshëm miliona euro”, kurse policia gjithmonë
mban të njëjtin refren “kemi sinjalizime, por nuk kemi fakte, dhe askush nuk
ndalohet dhe arrestohet pa fakte”. Por faktet policia realisht i ka brenda
godinave dhe zyrave të saj, në drejtoritë e rretheve, në komisariate, atje ku
shpesh grafikët  nuk bëhen aq të
detajuara për shërbimet e patrullave, sa bëhen për “kujdestarët” e parcelave me
hashash. Një lojë e madhe brenda të cilës marrin pjesë “lojtarë” të
niveleve  të ndryshme, që janë në garë
për tu pasuruar sa më shumë me milionat e hashashit. Një garë e çmendur nga të
çmendur pas parasë, të trullosur nga aroma e hashashit, që kanë humbur gjithçka
njerëzore, përballë një populli që sa vjen dhe varfërohet, dhunohet e
mashtrohet nga teoritë boshe të shtetarëve të Rilindjes.      

 

 

 

 

  

Sigal