“Ministra, deputetë, njësh me kriminelët”, Basha tregon se Ervin Mata udhëtoi me këtë ish-ministër në Gjermani

252

Kryetari i Partisë Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët, teksa ka numëruar sot ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur vendin së fundi, ka nxjerrë një detaj nga përplasja mes dy grupeve me pasojë vrasjen në mes të ish-Bllokut.

“Ngjarja në Tiranë që na u shit si përplasje për një këngëtare është zbuluar se është përplasje për pazare droge. Në të janë përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje nga pushteti. E mbani mend, kur Tahiri u nis për Gjermani pasi iu kthye pasaporta? Ishte në Gjermani me këtë Matën e përfshirë në sherrin me armë në lokal mes bandave rivale. Ka ndodhur në një lokal të preferuar të Ahmetaj dhe të ministrave dhe deputetëve të tjerë, në zemër të Tiranës”- tha Basha.