Ministi Arben Ahmetaj: Shkarkohen 13 inspektorë të Sigurimeve Shoqërore për performancë të ulët në realizimin e objektivave

572
Sigal

Ahmetaj shkarkon 13 inspektorë te Sigurimet Shoqërore: Çdo muaj largime për ata që s’punojnë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka shkarkuar 13 inspektorë të kontributeve në Drejtoritë Rajonale dhe një kryetar dege. Gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore deklaroi, se çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët. “Kemi vendosur objektiva te matshëm performance për çdo inspektor. Çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët. Zinxhiri i përgjegjësisë nga drejtorët rajonalë deri tek inspektorët në terren. ISSH duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Rritja e performancës, do zbatojmë metodologji të re pune. Ndërlidhje online me sistemin e tatimeve për kontributet”, tha ministri Financave Ahmetaj.