Ministeriali perëndimor për arsimin Rama: Jemi në drejtimin e duhur

466
Kryeministri Rama po mer pjesë në ministerialin e Ballkanit Perëndimor për arsimin në qytetin e Vlorës së bashku me përfaqësues të këtyre vendeve.
Rama u shpreh se nevoja që ka arsimi shqiptar është të krijojë një besueshmëri sepse sistemi arsimor nuk duhet të dhe nuk është fitimprurës përkundrazi duhet të japë fitim
Sipas kryeministrit askush nuk mund t’ia dalë mbanë vetëm. Gjithashtu Rama theksoi se sot Shqipëria është në drejtimin e duhur ndërsa Europa jo.

Sigal

“Është fantastike që ne kemi mundësinë që të jetojmë në një epokë të re për rajonin tonë. Të kemi mundësinë të përdorim instrumente bashkëpunimi që nuk i kanë pasur pararendësit tanë. Me gjithë dashamirësinë e mundshme me gjithë vullnetin e mirë a mundet ndonjëra nga vendet tona në rajon t’ia dalë mbanë më vete. Më së fundi arritëm paqen mes nesh dhe tani që jemi të gatshëm të jemi në drejtimin e duhur nuk është Europa në rrugën e duhur. Është ky fati ynë që të jetojmë në këtë kontradiktë por për arsye të mungesë së burimeve dhe një tradite të vjetër dhe për arsye të një papunësie të madhe tek të rinjtë ne e shohim veten në një situatë të rrezikshme. Po ashtu edhe për shkak të kërcënimeve me të cilat përballen shoqëritë tona kërcënime që kanë të bëjnë me uljen apo rënien e besimit në Europë sidomos tek të rinjtë.”­ u shpreh Rama

Platforma e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim iniciativë e Bashkimit Evropian për të zgjeruar bashkëpunim rajonal në fushën e arsim po zhvillon takimin e radhës në Vlorë, në datat 2 dhe 3 korrik. Ndërkohë më herët ka folur edhe ministrja Nikolla e cila vlerësoi Platformën e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim, që sipas saj ofron hapësirën dhe mjetet më efikase për të avancuar në reformat arsimore duke ndarë praktikat më të mira, por edhe vështirësitë.

“Sot, vendet tona përballen me të njëjtat sfida sociale dhe ekonomike. Në këtë kuadër, rëndësia e arsimit cilësor dhe të kualifikimit korrekt është baza për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ndaj Qeveria Shqiptare mori përgjegjësinë për ndërhyrje të plota dhe të thella në sistemin arsimor, që ishte lënë inertsisë e gati gati në rënie të lirë, duke filluar menjëherë reformat në tërë sistemin për mos të humbur më asnjë ditë”, tha Nikolla.