Minierat, Rama: Industria në binarë, siguron progres

417
Sigal

TIRANE – Edhe pas shqetësimit të Komisionit Europian të pasqyruar në raport prgresin e fundit për Shqipërinë, opozita nuk është bërë pjesë e senacës parlamentare. Kuvendi nisi seancën pak para orës 11:00 dhe pas miratimit të procesverbalit për seancën e shkuar, nisi diskutimi i projektligjit për disa ndryshime në sektorin minerar.
 
Nga foltorja e Kuvendit, Rama përgëzoi punën e Ministrisë së Energjisë për revokimin deri më tani të 160 lejeve minerare për mosplotësim kushtesh. Kreu i qeverisë e krahasoi situatën e minierave në vend, duke vecuar Bulqizën, si një zgavër gjarpërinjsh, por tha se me ndryshimet në ligj do të ndalohen abuzimet përmes pozitës detyruese që shteti tashmë ka vënë ndaj koncensionarëve.

“Ky projekt nuk është i radhës por ka rëndësi strategjike që ndan qartë dy epoka, të një barbarie të stërgjatur me pasojë tragjedira të njëpasnjëshme në shfrytëzimin kriminal të pasurisë kombëtare në zonën e Bulqizës, por edhe më tej dhe epokoën që nis me miratimin e këtij projekti, i cili ka në themelin e vet detyrimin për siguri pastaj domosdoshmërinë për inovacion dhe si rezultat edhe garancinë për progres. Dua të falenderoj ministrin e Energjisë dhe ekipin e tij për vendosmërinë me të cilën çuan përpara një proces të vëështirë duke futur duart në një zgavër gjarpërinjsh, mjafton rezultati i revokimit të lejeve minerare për 160 subjekte që nuk përmbushnin detyrimet si një provë e vendosmërisë dhe cilësisë së këtij procesi.
 
Vendosjen e një sërë koncensionarësh në pozitën detyruese të cilën shteti e kishte lëshuar di hapur rrugë abuzimeve duke lejuar krijijmin e një hendeku mes përfitimeve të ditës dhe ksuhteve të sigurisë bashkë me të ardhurat e vetë publikut nga shfrytëzimi i kësaj pasurie. Do të aktivizojë 1.5 milionë ton reserva kromi, dhe do të zgjasë jetën e minierës për 20 vjet, me një investim që shkon në 13.5 milionë dollarë
 
Rritja e kapaciteteve teknike, si detyrim për cdo zotërues të lejeve mineirare, duke i detyruar disponomin e një personeli të specializuar jo vetëm në periudhën konkuruese”, tha Rama.