“Mini-Shengeni”, Besnik Mustafaj: Nismë e Ramës, po punon kundër interesit publik

415
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, është shprehur sot kundër nismës së “Mini-Shengenit” e cila ka ngjallur shumë debate në vend.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Mustafaj tha se kjo është një nisme e marrë nga Kryeministri Edi Rama. Po ashtu ai shtoi se “Mini-Shengeni” është kundërshtuar nga të gjithë, por për të Rama po punon kundër interesit publik.

“Ajo që kemi parë, në takimet e liderëve politikë ballkanas, kemi parë rrënimin e mini-shengenit ballkanik. Kjo nismë është një nismë, që ka opinionin publik kundër. Unë besoj se Rama e bën nga marrëzia, për të qenë protagonist, Rama vuan shumë nga kompleksi për të qenë në qendër të vëmendjes. Rama në të gjitha versionet zgjedh interesin personal mbi interesin e përgjithshëm. Opinioni është kundër, kurse nisma vazhdon. Nuk besoj se Shqipëria përfiton ekonomikisht nga kjo nismë”, ishte kjo një pjesë e përgjigjes së Mustafajt.