Minatorët te ”Rama”, Koleci: Protestë paqësore, jo për të shkatërruar e djegur

592
Sigal

Minatorët në pension po vijojnë protestën përballë Kryeministrisë, edhe pse Policia e Tiranës nuk firmosi për tubimin. Në fjalën e tij, Taf Koleci, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë, theksoi se protesta është brenda rregullave, dhe se do të vazhdojë pavarësisht qëndrimit të policisë.

Nga ana tjetër, ai pohoi se protestë është paqësore, dhe nuk është thirrur për të shkatërruar e djegur. Koleci tha se si status ka përfunduar, pasi ka kaluar të gjithë institucionet, por nuk e kupton pse vjen ky ngërç.

“Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërruar e djegur. Kërkojmë të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre. Ne do ta vazhdojmë protestën. Kërkojmë një të drejtë që duhet të ishte dhënë që në fillim të demokracisë. Ne kemi bërë bisedime me ministrinë përkatëse dhe ka qenë zv.ministri në tavolinë dhe kemi rënë dakord për 11 pikat e statusit. Si status ka përfunduar, ka kaluar të gjithë institucionet por nuk e kuptojmë pse vjen ky ngërç. Ndaj ne do dalim në protestë para kryeministrisë që ky status të jepet në kohën sa më të shkurtër. Ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Taf Koleci, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë.