Minatorët nisin protestat: Qevria mashtroi për statusin

513
Sigal

Sindikatat: Projektligji, një lëmoshë. Qeveria na mashtroi, të miratohet statusi i minatorit

 

Minatorët kundër vendimit të qeverisë për trajtimin me pension suplementar, rinisin protestat

 

Qeveria shqiptare miratoi disa ditë më parë projektligjin që parashikonte një trajtim me pension suplementar për kategoritë e minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve. Këto kategori, me ligjin e ri do të përfitojnë shtesë mbi pensionin bazuar mbi vitet e punuara në këto profesione, si dhe do të dalin në pension në moshë më të re. Megjithatë minatorët janë shprehur kundër këtij vendimi të qeverisë shqiptare, duke pretenduar se ata meritojnë më shumë. Në një reagim për mediat, ata kanë akuzuar qeverinë se nuk e mbajti premtimin në raport me minatorët dhe se projektligji i miratuar nuk sjell benefitet që ishin parashikuar në statusin e minatorit. Konfederata e Sindikatave e ka quajtur projektligjin “Për një trajtim suplimentar për pensionet e minatorëve, naftëtarëve e metalurgëve” një lëmoshë që nuk plotëson kërkesat e ish-minatorëve, ashtu si edhe ish-naftëtarëve dhe ish-metalurgëve. Ndërkohë, përballë kësaj situate, ish-minatorët kanë deklaruar se po përgatiten për protesta, pasi statusin ata nuk e konsiderojnë një luftë të humbur, duke u shprehur se nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre.