Mimoza Hafizi sulmon Nikollën: Të kryhet kontrolli financiar i universiteteve

446
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit të kryejë kontrollin financiar të universiteteve. Hafizi tha se në një vit universitetet qarkullojnë 100 milionë euro, por ngriti dyshime për transparencën se si shpenzohen këto para. Deputetja e Shkodrës hodhi dyshime edhe për lidhjen mes kastës universitare dhe qeverisë. “Dua të flas për një problem që e ndjej bashkëkohor. Zgjedhjet në universitete s’kanë 2 javë që kanë përfunduar. Kanë lënë shije të hidhur nga kërcënimet mafioze dhe presionet. Në universitetet tona qarkullojnë 100 milionë euro në vit. Gjysma vijnë nga studentët dhe familjet. A ka transparencë si shpenzohen këto 100 milionë euro. Në 2013 kur erdhëm në pushtet u gjetën shkelje nga KLSH. Është detyrë e qeverisë përmes Ministrisë së Arsimit të kryejë kontroll. Sipas ligjit nëse vihen re shkelje, ministrja e arsimit pezullon rektorin. A kanë ndodhur këto kontrolle? Pse nuk është dhënë asnjë masë për shkelje? A ka ndonjë pakt mes kastës universitare dhe qeverisë. Këto janë pyetje që i dëgjoj cdo ditë në shkollë”, tha Hafizi .
Sigal