Mimoza Hafizi: Oligarkia ka kapur kupolën e shtetit

432
Deputetja socialiste foli në kuvend për kandidimin e grave për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke përmendur eksperiencat e kaluara, Mimoza Hafizi vlerësoi faktin se u shtua numri i grave në këshillat bashkiakë, falë rritjes së kuotave gjinore. Por situate është ende e rëndë tha Hafizi e cila fajësoi për situtatën, mënyrën si janë organizuar partitë politike shqiptare. Ndryshimi i sistemit do të vijë nga partitë e reja, që do të krijohen, u shpreh Hafizi.
“Shteti aktual po tregon se ka shumë arriviste, servile, zhvatëse e të korruptuara edhe ndër gra. Këto dukuri nuk i kuron dot rritja e pranisë së grave në politikë. Nuk e kuron as depërtimin e oligarkisë në kupolën e shtetit. Këto dukuri janë produkte të sistemit politik që kemi ngritur, të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të partive tona politike e të shtetit për rrjedhim. Ai mund të ndryshojë vetëm nëse ky sistem ndryshon, përmes forcash të reja politike që kërkojnë të ndërtohen ndryshe”, u shpreh Hafizi.
Sigal