Mimoza Hafizi i përgjigjet Ramës: Gjuhë vulgare për një kryeministër

416
Sigal

 

Kryeministri
Rama, duke folur për herë të parë për largimin e deputetëve Ben Blushi dhe
Mimoza Hafizi nga Partia Socialiste në emisionin “Studio e Hapur”, ka përdorur
një gjuhë jo fort të këndshme, sidomos duke iu referuar deputetes shkodrane,
teksa tha se “tani të hajë përshesh në partinë e re të Blushit”. Pas kësaj ka
ardhur reagimi i deputetes Hafizi, e cila përmes një postimi në rrjetin social
“Facebook” i thotë se përgjigjen do t’ia japë nesër në Parlament. “Të gjithë
ata që janë lënduar mbrëmë nga gjuha vulgare e kryeministrit ndaj meje, dua t’i
siguroj se përgjigjen do ia kthej nesër, nga foltorja e Parlamentit. Por jam e
bindur se sjellja e këtij njeriu që nuk e di apo harron se është kryeministër,
nuk më cënon vetëm mua, por edhe ty, ju, edhe të gjithë ata që ende e dinë dhe
e marrin për kryeministër”, shkruan deputetja Hafizi.