Milva Ekonomi: Ballkanit i duhet një platformë e vetme ekonomike

520
Sigal

Milva Ekonomi, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes priti në ambientet e MZHETTS, Ministrin për Tërheqjen e Investimeve të Huaja të Maqedonisë,  Arlind Zeqiri, i shoqëruar nga Zëvendësministri  i Financave, Gëzim Beadini, së bashku me Zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Faton Pollozhani.

 

Gazeta Telegraf/  Ministrja
Ekonomi në fillim të bashkëbisedimit evidentoi numrin e lartë të
shkëmbimit të vizitave zyrtare midis përfaqësuesve të dy
vendeve tona. 

 

Angazhimet
e përbashkëta, tha ministrja Ekonomi për zhvillimin e rajonit, duke renditur në
plan të parë çështjet lidhur me konektivitetin në Rajon, si  rëndësinë e
investimeve që vijnë nga diaspora marrin një rëndësi të veçantë.

 

Fillimisht
ministrja Ekonomi u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë në kuadër
të zbatimit të marrëveshjes CEFTA dhe nga viti 2011 tregtia midis dy vendeve
tona është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore. Bizneset dhe
investimeve maqedonase në Shqipëri, janë 325 ndërmarrje ose me kapital të
përbashkët.

 

Duke u
ndalur tek shkëmbimet tregtare ministrja Ekonomi theksoi se ato po ndjekin
tendencë në rritje. Gjatë vitit 2015 ato arritën vlerën prej 108.62 milion euro
ose me një rritje prej 11 % më shumë se në vitin 2014. Specifikisht
eksportet u rritën në masën 22 % dhe importet u rritën 4.2%.

Ministrja
Ekonomi, së bashku me ministrin Zeqiri dhe delegacionin që e shoqëronte,
diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik të investimeve,
shkëmbimeve tregtare, turizmit, në industri dhe sektorë të ndryshëm të
ekonomisë.

 

Gjatë
këtij takimi, Ministrja Ekonomi e njohu Ministrin Zeqiri me përgatitjet e
Samitit të Diasporës në 13 nëntor në Tiranë, në të cilin MZHETTS do të
prezantojë tre panele.

Ministri
Zeqiri e vlerësoi këtë iniciativë të qeverisë shqiptare dhe u shpreh i gatshëm
për të kontribuar.

 

Për
bashkëpunimin rajonal në tregti ministrja Ekonomi tha se “korridori i 8-të,
është i rëndësishëm në funksion të realizimit me sukses të projekteve të
përbashkëta mes dy vendeve. Ne si vende anëtarë të CEFTA-s duhet ta
përdorim këtë instrument në konsolidimin e tregut rajonal përfshi zgjidhjen e
çdo lloj barriere tregtare”.

 

Ministri
Arlind Zeqiri shprehu mendimin se Porti i Durrësit, duhet të promovohet
akoma edhe më shumë, si një tjetër urë lidhëse midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe
Kosovës.

Ministrja
Ekonomi gjithashtu e vuri theksin në rëndësinë e hartimit dhe zbatimit të
projekteve të përbashkëta në nivel rajonal, si projekti i “Alpeve”, i
mbështetur nga GIZ,  me mjaft interes për vendet tona (Shqipëri, Maqedoni
dhe Kosovë) si dhe roli i UNESCO për zhvillimin e turizmit në liqenin
e Pogradecit.

 

Konomi tha
se ishin 223.000 qytetarë nga Maqedonia të cilët zgjodhën për të pushuar në
Shqipëri gjatë muajve të verës.

Të dy
Ministrat ndanë të njëjtën qasje se rajonit i nevojitet një platformë
ekonomike, si një i tërë dhe transformimi i rajonit në një treg të përbashkët
për investime. 

 

Vlerësuan
se pjesëmarrja më aktive e diasporës në investime të drejtpërdrejta në
Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë duhet konsideruar me vëmendje maksimale.

 

Gjatë
takimit u ra dakord për organizimin e aktiviteteve ekonomike midis dy
vendeve, si dhe zhvillimin e projekteve të ndërsjella për një prezantim të
përbashkët në tregjet e vendeve të treta.