Milo: Presioni i SHBA dhe BE, turp për politikën shqiptare

429
Kryetari i PDS-së Paskal Milo, ka deklaruar sot gjatë mbledhjes me strukturat e partisë së tij se modeli shqiptar i ndërtimit të shtetit ka dështuar.
“Situata është si në kohën e “qeverisjes Berisha”, ndersa shtoi se në seancat parlamentare të së enjtes ka vetëm papërgjegjshmëri dhe pandershmëri.
“U lejuan kastat e degjeneruara politike e bandat mafioze… Duhet revolucion, por jo i dhunshëm si ai që kërkon Berisha…”, deklaroi Milo. Kreu i PSD-së u ndal edhe tek zhvillimet e fundit të reformës në drejtësi. Gjate fjales se tij ai tha se shqiptarët janë ndihmuar nga të huajt, por dhe janë shfrytëzuar prej tyre. Ndërhyrja dhe presioni i SHBA-ve dhe BE-së është turp për politikën shqiptare, tha Milo, që sipas tij, tregon cënim të sovranitetit të vendit. “Por për këtë nuk janë fajtore Lu e Vlahutin, por Kuvendi e kryesisht PD”, shtoi ai.
Sigal