Militantët 6% të Rilindjes të mbështetur nga forcat speciale të policisë, shpartallojnë dyert dhe dritaret e bashkive. Mungesa e kompromisit legjitimon rinisjen e protestave të opozitës shqiptare në shtator

455
Sigal

Militantët  e PS-së pushtojnë Bashkinë e Kamzës,  thyejnë xhamat dhe hapin dyert me kaçavidhë

Qytetarët rezxistojnë: “Turp Mister 6%”, “Poshtë uzurpatorët”

Rilindja Socialiste, shpërfilli Ligjin, dekretin e Presidentit, Kushtetutën, zhvilloi farsën e 30 qershorit, shkoi në votimet moniste, pa opozitën,  KQZ-ja i manipuloi shifrat e votimeve, aq sa iu desh 27 ditë që të publikonte rezultatin zgjedhor, kur pas orës 19.00 të 30 qershorit, KQZ-ja dhe 3 herë rezultat të ndryshëm. Farsa e 30 qershorit u luajt edhe në gjykata, ku përshembull, gjykata e Durrësit brenda 24 orëve dha 2 vendime të ndryshme për  certifikimin e mandatit të kryebashkiakut, duke vënë në pikëpyetje gjithë “pavarësinë” e Gjyqësorit.

Pushtimi i dhunshëm i bashkive

Epilogu i farsës së 30 qershorit luhet tashmë në bashkitë, sidomos në ato bashki, ku deri tani kanë qenë të fituara nga kryebashkiakët demokratë. Dje, në Bashkinë e Kamzës, militantët e PS-së  ushtruan vandalizëm, duke thyer xhama dhe duke shqyer edhe portat me kaçavidha, ndërkohë që policia e Shtetit, bvnte sehir, edhe pse nga dhuna shkatërohej pasuria publike. Pasi u shqye porta, kryebashkiaku socialist i 30 qershori, edhe pse nuk fitoi më shumë se 6 % të votuesve, hyn “triumfitar” në zyrën e Bashkisë.

“Turp Mister 6%”, “Poshtë uzurpatorët”, protestë para bashkisë së Kamzës

Ndërkohë që në mesditë u konstituua Këshilli Bashkiak dhe u betua Rakip Suli, si kreu i ri i bashkisë së Kamzës, qytetarë dhe mbështetës të kryebashkiakut demokrat Xhelal Mziu protestonin jashtë ambienteve të bashkisë. Me pankarta në duar “Poshtë diktatura”, “Kamza blu” “Asnjë hap pas”, “Turp Mister 6%” , “Poshtë uzurpatoret”, mbështetës të PD-së shprehen se nuk do të lejojnë zaptimin e institucionit nga një person që nuk ka dalë nga zgjedhjet, por nga votime njëpartiake.