Miliardat i vjedhin 3 ministra e 30 drejtorë, “damka” u vihet 3 milionë shqiptarëve që jetojnë në varfëri!

537
Sigal

Ëngjëll MUSAI


Raporti i publikuar nga “Transparency International” për “arritjet” e derisotme të Shqipërisë në rrugën e ndjekur prej “Rilindjes”, të përbetuar 3 vite më parë për ta futur Shqipërinë në “drejtimin e duhur” drejt portës së BE, nuk është thjeshtë një informacion dhe vrojtim burokratik, por një “ekstrat akt-akuzë” e plotë dhe e detajuar për çdo institucion, shprehur për herë të parë qartë në këto 25 vjet me adresim politikën e kiminalizuar shqiptare, këtë “kancer” që me tranzicionin e tej-zgjatur qëllimisht ka shkatërruar psikologjikisht, moralisht, ekonomikisht, financiarisht, socioligjisht, kulturalisht, historikisht e deri familjarisht shqiptarët, të cilët vazhdojnë të përdoren e vetë-përdoren si “tufa delesh” me shenja politike, të ndara nëpër partitë “vatha”, duke ecur nën himnet e mashtrimeve të bëra prej “gangove” të kësaj politike paçavure dhe prej pushteteve “banda” politike, financiare, ekonomike, diplomatike, nepotike, fisnore e familjare. Pikërisht këto banda politike, në pazar me njëra-tjetrën kanë ndarë në parcela gjeografike e ekonomike dhe kanë marrë peng Shqipërinë, duke i trajtuar shqiptarët si skllevër mesjete me paga mujore sa 1 shishe verë që pinë ministrat, deputetët, kryebashkiakët dhe drejtorët, me investime për qendrat shëndetësore të zonave sa 10% e vlerës së makinave të shtetarëve, me pagë minimale sa 1 copë puro deputeti, me pensione invaliditeti e jetimi sa 1 manikyr thonjsh të grave, sekretareve e dashnoreve të shtetarëve, me pensione mujore sa një parfumosje makine ministri, me ndihmë ekonomike mujore sa 1 biletë urbani në ditë! Raporti i “Transparency International” është një demaskim që i bëhet politikës shqiptare, por së pari duhet të jetë alarm që duhet të zgjoj shqiptarët e shtypur e të plaçkitur të cilët nuk duhet t’i vardisen, t’i besojnë e t’i nënshtrohen më tej kësaj politike të qelbur që po i varfëron dhe po i lë jashtë familjes evropiane. Pse? Sepse akt-akuza e publikuar nga “Transparency International” është një “damkë e zezë” krimi, korrupsioni e një njollë trupi vetëm për klasën politike shqiptare (nëse ka turp). Raporti është një akt-akuzë për institucionet e shtetit të pozicionit ligj-vënës, ligj-zbatues, ligj-kontrollues e vendim-marrës të ekzekutivit nga qendra, deri tek njësia zbatuese në zonë. Këto institucione, sipas Raportit të “Transparency International”, janë futur nën tutelën e pushtetit politikë dhe shtypen e përdoren prej politikës, duke treguar e provuar frikshëm, mbasi realisht ajo është “Zeusi” që vendos edhe… pranimet e fëmijëve nëpër kopshte e çerdhe, nëpër aktivitete kulturore që bëhen në festën e ushtrisë, të policisë, të turizmit, të varfërisë, të ngrohjes globale, të jetimëve, të fëmijëve e të moshuarve të braktisur, të atyre që do këndojnë dhe përshëndesin në tribunat e ditës së mësuesit e të nënave, të festave fetare e deri tek koncertet e festës së 1 Qershorit të fëmijëve! Kudo, në çdo pjesë të jetës së këtij populli e të fateve të këtij vendi, janë “gjurmët e gishtave” të krimit të politikës, të pushteteve, të ligj-vënies, të ligj-zbatimit etj…., të cilët pavarësisht ngjyrave politike “armike” që përfaqësojnë ditën, kemi vënë re që natën bashkohen si “çakejtë” dhe “hanë” në një çanak pazaresh, biznesesh, vjedhjesh e krimesh bashku! Po ndalemi në një “damkë” që ka vendosur Raporti i “Transparency International”: Korrupsioni ! Në 25 vite, dihet që është bërë batërdia në korrupsion të shfrenuar! Raporti i “Transparency International”, skedon si të shfrenuar edhe korrupsionin në 3 vitet e “Rilindjes”! Vetëm pak minuta pas raportit, kryeministri i pushtetit ngjyrë mavi, doli në media me fytyrë të bërë “ngjyrë mavri”, duke deklaruar se korrupsionin nuk e bëjnë 3, 4 e 5 ministrat “rilindas” por sipas tij… “është një plagë e trashëguar përpara viteve 2013”! Në fakt po vazhdon edhe më përbindshëm korrupsioni, për të cilin për 8 vite në opozitën e PS, u deklarua se do të “zhdukej me rrënjë e me farë” prej “rilindjes”. Por nuk ndodhi . Nuk e themi ne por e denoncon raporti i “Transparency International”! Dhe është fakt, që kemi një korrupsion të shfrenuar prej ministrave të “Rilindjes”, të cilët padyshim që “menaxhohen” nga krye-rilindësi në çdo firmë e vulë të hedhur për financat, tenderët, licencat dhe pasuritë kombëtare. Duket ashiqare dhe është provuar me fakte, shumica të denoncuar edhe prej “Telegraf”, që ministrat e PS e ndonjë ministër dhelparak, kanë bërë e po bëjnë batërdinë me trojet, me tokat, me pronat e pronarëve, me vijën bregdetare, me pyjet, kullotat, malet, kodrat, minierat, tenderat e rrugëve, licencat kombëtare e ndërkombëtare të detit, tokës e ajrit, me investimet në shkolla e spitale, me ilaçet, me koncesionet e HEC-ve, me import-eksportin e energjisë, me librat shkollorë, me universitetet private, me monopolet e importit të plehrave, të produkteve ushqimeve e karburanteve, me lotaritë e bixhozit, me (mos)ujësjellësit e deri me tenderët e supës nëpër azilet e pleqvedhe spitaleve pa kokerr ilaçi ! Raporti tregoi përfundimisht këtë realitet: Miliardat dhe pasuritë kombëtare i vjedhin 3 ministra dhe 30 drejtorë, ndërsa “damka” u vihet 3 milionë shqiptarëve, 1 milionë prej të cilëve kanë marrë arratinë nëpër botë prej papunësisë e varfërisë, 1 milionë janë të papunë brenda Shqipërisë dhe 1 milionë janë “nën thundrën” e politikës në shkëmbim të një vendi pune, ndihme ekonomike, pensioni invaliditeti e një kafshate buke për fëmijët… Një fakir – fukara futet në burg per një faturë dritash ku femijte duan te lexojne por që nuk kane mundësi ta paguaj ,ndërsa Drejtori i KESH , pazarxhiu i Kryeministrit dhe Ministrit të linjës ble dy kompresor në Gjermani ne vlrerën e 30 milion lekëve dhe e bëne hyrje në Hidroçentral 470 milion, duke fituar 440 milion në një dore,sigurisht jo për vete te tera se dihet se ku shkonë pjesa e majme !? Dhe ketij jo vetem qe nuk i hynë një gjëmb në këmb por perkundrazi shpërblehet nga Krye qeveritari… Edhe me keqë akoma kur shikon hallexhinjë të përzëne nga familja se tymosin hashashin e dhene me kopilllik nga kontrabandistët si cigare në pubb apo cepat e pallateve dhe dënohen me vite të tëra burg, ndersa kultivuesit e plantacioneve emërohen Drejtora dhe Kryebashkiak. Ja ketë kërkoi dje Brukseli kur i kërkoje Edi Rames që të mos meret me peshqit e vegjël ,por me krokodilët e rezervateve të drogës, banor të sarajeve të jetës dhe qejfeve së tij…..