“Miku i Arben Ahmetajt i dënuar në Greqi për drogë, punon oficer antidroge” – Denoncimi te Berisha

799
Sigal

Një oficer i antidrogës në policinë e Gjirokastrës ka qenë i dënuar në Greqi, ndërsa aktualisht është efektiv policie pavarësisht se është dënuar në vendin fqinj për trafik droge, thuhet në disa denoncime që janë publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

Denoncimet kanë mbërritur nga 3 qytetarë të ndryshëm të cilët japin edhe emrin e oficerit, i cili sipas tyre është dënuar në Greqi me 5 vjet burg dhe tani punon në antidrogë pasi është miku i Arben Ahmetajt.

Denoncimi

“Ne narkoshtet narko oficeret e antidroges duhet te jene te denuar per trafik droge!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb

Z. Berisha pershendetje, jam 1 punonjes i komisariatit te policis gjirokaster. ju lutem bejeni publik kete denoncimin tim, ka punonjes qe kane qen te denuar dhe punojn ne polici dhe pikerisht ne gjitokaster, personi ne fjal quhet Feim Onjea ka bere burg ne greqi ju lutem verifikojeni, por per shkak te miqesis me deputetin tone palaco te qarkut gjirokaster arben ahmetaj nuk e ka mar njeri parasysh faktin qe ka qene i denuar. verifikojeni dhe ateher me jepni te drejt, ka bere 5 vjet burg ne greqi. Si mund te punoj ne polici 1 i denuar?

Pershendetje doktor, si do ti vej halli ketij Populli te mjer, qe e qeverisin trafikant e krimilel, ne gjirokaster nje oficer antidroge i denuar ne greqi per trafikim lendesh narkotike i emeruar oficer antidroge ne gjirokaster. si mund ti behet ketij rasti per oficerin e droges FEIM ONJEA NGA FUSHBARDHA .apo ndoshta esht miku flamur golemit

Doktor persh jam nga desha te denoncoj nje polic nga gjirokastra i cili ka qen ne burg ne greqi per shum vite esht kap me skaf me drog kur ka dal nga burgu e ka mbajt Flamur Bime ne bashki kur keta komunistet e rdhen ne pushtet ka fillur pun ne polici quhet Feim Onjea .flm qe na gjendesh pran me respekt nga lazarati je heroi jon.”