Mijëra zëra rezitojnë në kor Fan Nolin: Ngrehuni dhe bjerini, korrini dhe shtypni…

570
Sigal

“Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!”

Këto qenë thirrjet e fundit që gjëmuan përpara Kryeministrisë nga mijëra të rinj protestues në qëndër të Tiranës. Si asnjëhërë më parë, studentët kanë recituar në një zë të përforcuar,  vargjet e Fan Nolit,  poezinë e  tij  “Anës lumenjve”.

Një i ri student tregoi se kishte 11 vjet në kurbet dhe kishte vendosur të kthehej në Shqipëri  e me vendosmëri dhe me kurajo t’ iu bashkohet moshatarëve protestues. Pikërisht ai recitoi “Anës lumenjve”, që i shkonin për shtat sidomos rastit të tij dhe u ndoq në kor nga mijëra.