Mijatoviç: Shqipëria duhet të refuzojë projektligjin për burgosjen për shpifje

416
“Shqipëria duhet të refuzojë projektligjin për burgosjen për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë”, – thotë Përfaqësuesja e OSBE-së e cila bën thirrje për dekriminalizimin e plotë.
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç shprehu sot shqetësimin e saj lidhur me projekt-ndryshimet në Kodin Penal të Shqipërisë. Ajo u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit për të kundërshtuar projekt-ligjin i cili përcakton burgimin si dënim për shpifje kundër figurave publike.
“Organet dhe funksionaret publike nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë nga fjalimi kritik, në të kundërtën duhet ata tolerojnë një shkallë më lartë të kritikës se qytetarët e zakonshëm,” tha Mijatoviç. 
“Sanksionet penale për shpifje ose deflamacion janë të tepërta dhe disproporcionale. Ato duhet të zëvendësohen nga mjete efektive dhe të përshtatshme të drejtës civile ose administrative. “
Nëse miratohet, propozimi nga Këshilli i Ministrave do të vendosë afate burgimi deri në tre vjet për “shpifje kundër një zyrtari të lartë ose person i zgjedhur”. Projekt-ligji do të dalë për votim në Parlament më 13 nëntor.
“U bëj thirrje anëtarëve të parlamentit të refuzojnë propozimin e ri dhe të konsiderojnë shfuqizimin për shpifjen” tha Mijatoviç.
Në vitin 2012, autoritetet e Shqipërisë vendosën të heqin dënimet me burgpër deflamacion . Ky ishte një vendim i mirëpritur nga Përfaqësia e OSBE.
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias përcjell zhvillimet e mediave në 57 shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së. Ajo jep paralajmërim të hershëm për shkelje të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe promovon pajtueshmëri të plotë me angazhimet e OSBE-së për lirinë e mediave.
Sigal