Micotaqis betohet si kryeministri i ri i Greqisë

588
Sigal

Lideri i partisë Demokracia e Re në Greqi, Qiriakos Micotaqis, ka bërë betimin si Kryeministri i ri i Greqisë të hënën, një ditë pas fitores së tij gjithpërfshirëse ndaj Aleksis Tsipras të SYRIZA-s.

Micotaqis shoqërohej nga familja e tij në ceremoninë e mbajtur në rezidencën presidenciale.

Në orën 14:30, kryeministri do të shkojë në “Maximos Mansion” për ceremoninë e dorëzimit nga Aleksis Tsipras.

Më pas, gjatë ditës, Micotaqis do të njoftojë se kush do të jenë anëtarët e kabinetit të tij, në të cilin pritet të përfshijë zyrtarë të njohur të partisë, por edhe persona që nuk janë ligjvënës.