“Mhill Fufi drejtor transporti në Laç”, Rama pa përgjigje, këshillon gazetaren

728
Në Elbasan, ku publikoi një sërë vendimesh të kabinetit qeverisës, kryeministri u vu disi në siklet nga një pyetje gazetarësh. Ai u ftua të komentonte se çfarë kriteresh ishin ndjekur që ish-deputeti i PD-së, Mhill Fufi të merrte postin e drejtorit të transporteve në Laç.
E në vend të përgjigjes i pari i qeverisë e ftoi gazetaren të bënte një ecje në shi, për tu zgjuar.
Zoti kryeministër këtë mandat të dytë neve ju kemi parë të ndiqni me vëmendje rekrutimet në administratë dhe kryesisht drejtuesit e institucioneve. A mund të na thoni çfarë mënyrë rekrutimi keni përdorur për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufi i cili sot është drejtori i transporteve në Laç?
Rama: Ju më keni parë mua duke ndjekur rekrutimet por do me keni parë në një ëndërr, se unë nuk merrem me rekrutime. Rekrutimet i bëjnë institucionet dhe ato ndjekin të gjitha procedruar Është edhe kohë e freskët, bie shi është një shi pi pranueshëm, ju këshilloj të bëni një ecje në shi dhe shpresoj që herën tjetër të jeni tërësisht zgjuar.
Sigal