Meteori që entuziazmoi shkencëtarët

551
Shkencëtarët kanë zbuluar një meteor 500 gramësh, në kopshtin e pasëm të një shtëpie në Holandë. Ata janë të bindur se guri hapësinor do t’i ndihmojë të hedhin dritë mbi origjinën e sistemit tonë diellor.

Qendra e Biodiversitetit Natyror në Leiden njoftoi se disa persona në Holandë e Belgjikë e kishin parë më 11 janar një lëmsh zjarri të fluturojë mbi qytetin holandez Broek. Ky është meteori i 6 i zbuluar në Holandë gjatë dy shekujve.

“Nëse shikon brenda tij, ka disa si sfera të vogla, që vijnë nga kohët më të hershme të kondesimit të nebulozës yjore, kur sistemi diellor ishte në fillesat e tij. Mund të na rrëfejë diçka mbi fillesat e këtij sistemi.

Është fantastike të mendosh që në kopshtin tënd ke një gur, i cili mund të jetë 4.5 miliardë vjeçar. Në të kemi gjetur 12 lloje të ndryshme mineralesh, por as edhe një pikë të vetme uji. Është shumë, shumë i thatë, e kjo reflekton temperaturat e larta nëpër të cilat ka kaluar” – tha Leo Kriegsman, gjeolog.

“Meteorët janë shumë të veçantë, sepse rrëfejnë atë pjesë të historisë së planetit që ne nuk e themi dot vetë” – shpjegon eksperti.
Sigal