Meta:Mbajtëm premtimet e fushatës, do të hapim vende pune në gjithë vendin

472
Sigal

Ekskluzive me Kryeparlamentarin dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta që sot përuron në Skrapar një biznes fason, ku punësohen 350 vetë

 “Sot, me përurimin e biznesit fason në Skrapar, ku punësohen 350 vetë, ne mbajmë premtimin e dhënë gjatë fushatës. Gjithashtu, investime të tjera në infrastrukturën rrugore do të bëhen jo vetëm në këtë trevë, por në gjithë Shqipërinë! Kështu ka pohuar në intervistën ekskluzive për “Telegraf” pak orë para nisjes drejt jugut të vendit, Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit dhe kreu i LSI-së…  Skrapari kjo zonë me tradita por e varfër për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria Berisha do të presë sot në një miting madhështor Ilir Metën i cili vjen me premtime të mbajtura brenda 11 muajve të ardhjes së tij në krye të tempullit të lirisë e fjalës së lirë. Ilir Meta në vijimësi të mbështetjes së tij ndaj biznesit fason, shkon sot në vendin e tij të lindjes, në Skrapar, për të përuruar hapjen e një biznesi fason atje. Kryeparlamentari Meta shkon sot me një premtim të mbajtur përballë elektoratit të vet, e pikërisht atë të hapjes së 350 vendeve të tjera të punës në këtë qytet. Është pikërisht LSI, ajo që ka mbështetur fuqishëm biznesin fason duke bërë presion mbi qeverinë në krijimin e një pakete lehtësuese për këtë biznes, i cili sipas liderit të saj, premton shumë për punësimin në Shqipëri… Garantimin e rritjes së punësimit dhe të qëndrueshmërisë së punësimit, si dhe dyfishimin e eksporteve deri në 2017-n, Meta i shikon si dy prioritete të biznesit fason për fuqizimin e  ekonomisë shqiptare. Zoti Nesim Spahiu, kryetari i Bashkisë Çorovodë informon për “Telegraf” se në përurimin e biznesit fason, që do të hapë rreth 350 vende të reja pune, do të jetë prezent edhe Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta. Spahiu tregon se kjo vjen falë mbështetjes së jashtëzakonshme edhe të një interesimi të drejtpërdrejtë nga ana e kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta. “Kjo është një zgjidhje e shkëlqyer për Skraparin, ku pritet të fillojnë punë rreth 350 gra dhe vajza të kësaj zone duke lehtësuar problemet sociale në këtë qytet për rreth 350 familje”, shprehet kryetari i Bashkisë Çorovodë. Ai, gjithashtu, tregon se shumë shpejt do të inaugurohen edhe dy vepra të tjera madhore, shumë të rëndësishme për zonën: Rruga e Kanioneve dhe hidrocentrali.

 

SKRAPAR– Hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve është prioritet i qeverisë shqiptare. Këtë e ka shprehur nga Çorovoda kreu i Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh kreu i LSI, Ilir Meta, ku u inaugurua një biznes fason. Duke shprehur mbështetjen e qeverisë ndaj biznesit fason, Meta tha se synohet krijimi i vendeve të punës në gjithë vendin, edhe në zonat larg qendrave të mëdha urbane.

“Ky investim bashkëkohor i jep mundësi punësimi rreth 300 qytetarëve të Çorovodës. Ky është një lloj bilanci për Skraparin e Çorovodën për të parë se çfarë bëmë dhe çdo bëjmë. Kam tre vjet që e pres këtë ditë. Rasti i sotëm, është zhvillim i ideve të reja. Nëse mbështesim biznesin fason, si dhe mbështesim zhvillimin e vendit. Kjo është një fabrikë moderne me standarde evropiane, ku do të bëhet e mundur punësimi i shumë grave”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit tha se brenda 4 viteve të mandatit të parë në Skrapar do të krijohen 1 mijë vende pune, në mënyrë që të rritet mirëqenia e banorëve të kësaj zone. Ndërsa shtoi se vende të reja pune do të krijohen në mbarë vendin.

“Nëse vazhdojmë me këtë mënyrë, do hapim rreth 1 mijë vende pune në qytetin e Çorovodës, dhe 10 mijëra vende pune në të gjithë Shqipërinë. Do kemi aktivitetet të ngjashme në të gjithë Shqipërinë. Në të gjitha zonat e pafavorizuara, të cilat janë larg tregjeve dhe qendrave të mëdha, ne do të punojmë dhe do i japim mundësi zhvillimi. Shumë shpejt do rikthehemi për të përuruar rrugën e re të Kanioneve, të cilët përfaqësojnë një nga vendet më unike në vend”, theksoi Meta.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministrat Nasip Naço, Arben Ahmetaj, dhe Erion Veliaj.

ILIR META: Ja punësimet dhe investimet në Skrapar

 I pyetur mbrëmë  nga gazeta “Telegraf”,  Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, foli për vizitën dhe investimin fason në Skrapar….

Zoti Meta! Ju riktheheni në Çorovodë 11 muaj pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, ku premtuan punësim të qytetarëve?

-Po është e vërtetë. Pikërisht sot më 23 Maji, 11 muaj pas fitores së madhe të 23 Qershorit ne bëmë realitet premtimin për punësimin në qytet. Madje gjatë fushatës premtuam se brenda 1 viti do hapim mbi 300 vende pune dhe sot ne bëmë realitet 1 muaj para fjalës së dhënë, duke punësuar 350 punonjës. Ky është vetëm fillimi jo vetëm për Skraparin e lënë në varfëri. vende të reja pune do të hapen nga Veriu në Jug.

Sot ju vini për të inauguruar këtë biznes që është rikthimi në traditën e kahershme ku qindra punonjës punonin në industrinë e Poliçanit dhe Çorovodës?

-Kjo është dallëndyshja e parë për qytetarët e mijë dhe se brenda këtyre ditëve do të ketë edhe inaugurime të tjera sikurse është ajo e rrugës që të çon drejt kanioneve, duke i dhënë mundësi turizmit dhe të apasionuarve pas kanioneve të famshme që të udhëtojnë në mënyrë komode e të sigurt. Veç kësaj do të ketë investime për rrugën e Malit të Tomorrit si dhe atë të bashkimit me “Tre Urat”. Ndërtimi i hidrocentraleve është një siguri më shumë për të pasur energji dhe punësimin e specialistëve.

Po për zonat  e thella dhe fshatrat e qarkut a keni ndonjë projekt që mund ta bëjmë publik?

-Sigurisht që po. Industria ushqimore, blegtoria, hapja e baxhove të përpunimit të bulmetit do jenë prioritet pasi klima dhe kullotat na lejojnë që me prodhime bio, t’i japim frymëmarrje këtij biznesi. Mbështetja për fermerët do jetë prioritet i qeverisë sonë dhe pjesë e premtimeve të fushatës elektorale për të thënë se LSI-ja e mbanë fjalën e dhënë jo vetëm për punësimet në industrinë fasone, por edhe në atë blegtorale dhe ushqimore. Infrastruktura rrugore dhe lidhja me Greqinë do shkurtojë kohë dhe do i japë frymëmarrje resurseve që ka Çorovoda ,Poliçani dhe të gjitha fshatrat dhe komunat që shtrihen në këtë trevë.

Faleminderit dhe ashtu si gjithë Shqiptarët edhe ne jemi të bindur që LSI- dhe Ilir Meta janë të vetmit që bëjnë realitet premtimet e dhëna gjatë fushatave!

Kryeparlamentari dhe lideri i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në inaugurimin e hapjes së një biznesi fason

 Fasonët, Meta shkon në Skrapar me premtime të mbajtura

Kryeparlamentari i Shqipërisë dhe njëherësh Kryetari i LSI-së, Ilir Meta në vijimësi të mbështetjes së tij ndaj biznesit fason, si një sipërmarrje mjaft e rëndësishme për ekonominë e vendit, shkon sot në vendin e tij të lindjes, në Skrapar, për të përuruar hapjen e një biznesi fason atje. Kryeparlamentari Meta shkon sot me një premtim të mbajtur përballë elektoratit të vet, e pikërisht atë të hapjes së 350 vendeve të tjera të punës në këtë qytet. Është pikërisht LSI, ajo që ka mbështetur fuqishëm biznesin fason duke bërë presion mbi qeverinë në krijimin e një pakete lehtësuese për këtë biznes, i cili sipas liderit të saj, premton shumë për punësimin në Shqipëri. Kryetari i LSI-së Meta gjatë vizitave të tij në bizneset fasone është shprehur se ky biznes ka një impakt të rëndësishëm social, si një ndërmarrje që punëson mjaft gra dhe vajza, por edhe që eksporton, një gjë mjaft e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Duke parë impaktin e jashtëzakonshëm social, Meta e shikon si shumë të rëndësishme ndërmarrjen e iniciativave të tjera që e zgjerojnë dhe e përkrahin akoma më tej këtë aktivitet. Garantimin e rritjes së punësimit dhe të qëndrueshmërisë së punësimit, si dhe dyfishimin e eksporteve deri në 2017-n, Meta i shikon si dy prioritete të biznesit fason për fuqizimin e  ekonomisë shqiptare.

z. Nesim Spahiu, kryetari i Bashkisë Çorovodë informon për “Telegraf” se në përurimin e biznesit fason, që do të hapë rreth 350 vende të reja pune, do të jetë prezent edhe Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, njëherësh edhe lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Spahiu tregon se kjo vjen falë mbështetjes së jashtëzakonshme edhe të një interesimi të drejtpërdrejtë nga ana e kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta. “Kjo është një zgjidhje e shkëlqyer për Skraparin, ku pritet të fillojnë punë rreth 350 gra dhe vajza të kësaj zone duke lehtësuar problemet sociale në këtë qytet për rreth 350 familje”, shprehet kryetari i Bashkisë Çorovodë. Ai, gjithashtu, tregon se shumë shpejt do të inaugurohen edhe dy vepra të tjera madhore, shumë të rëndësishme për zonën: Rruga e Kanioneve dhe hidrocentrali.

 Nesim Spahiu: Mbështetja e Metës për rritjen e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë

 Biznesi fason që Kryetari i Kuvendit Ilir Meta njëherësh edhe lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të inaugurojë në mesditën e sotme do ta quaja një vepër madhore për zonën, për impaktin që do të japë në rritjen e mirëqenies për banorët e qytetit të Çorovodës dhe të rrethinave të tij. Biznesi fason që pret të fillojë nga sot punën, është fabrika e prodhimit të këpucëve me një kapacitet prej rreth 350 të punësuarish kryesisht vajza e gra të moshës nga 20 deri në 45 vjeç, por të punësuar do të ketë edhe djem, të cilët, këta të fundit, do të shërbejnë për mirëmbajtjen e makinerive të transportit, menaxhimit etj.. Sipas presidentit të kësaj firme Nikolin Lleshi, vlen të përmendet se për funksionimin e kësaj vepre janë dashur gati 1 milion Euro plus pajisjen me makineritë e posaçme për fillimin e punës, ndërsa për ndërtimin e saj u deshën vetëm 6 muaj punë për ngritjen e kapanoneve të posaçme, si dhe ambientet e tjera si magazina etj.

 HEC-i

Një tjetër vepër që hodhi shtat e filluar 1,5 vjet më parë  dhe që do t’i shërbejë banorëve të trevës të Skraparit e më gjerë është edhe ndërtimi i një HEC-i me kapacitet 15 MVV, që për ndërtimin e tij u deshën 11 .5 milionë Euro, duke marrë ujë nga Vlusha emrin e të cilit mban, por që është i ndërtuar në zonën e Guakut. Për të sjellë ujë në HEC u desh një tubacion prej më shumë se 5 km, me një tunel prej 2,5 km në madhësi mesatare dhe me një pingule prej më shumë se 400 metra në rënie të lirë.

 Rruga e Kanioneve

Dua të përmend këtu edhe ndërtimin e rrugës Çorovodë-Hambullë, me gjatësi 13 km e ndërtuar me parametra bashkëkohorë. Kjo rrugë do të shërbejë për banorët e zonës, si dhe është quajtur rruga turistike me qëllimin e vetëm se paralel me të, por në rrjedhje të kundërt me ujin, pasi kjo rrugë përshkon krejt kanionet e famshëm të Osumit, me të njëjtën gjatësi, ku kryhet sporti i Raftingut dhe që është zona më turistike në këtë zonë nga turistët e vendit dhe të huaj. Rruga në fjalë është dhe rruga që do të vazhdojë së shpejti drejt qytetit të Përmetit me qëllimin  e vetëm që zona e Skraparit të mos quhet më zonë e izoluar.

Paketa lehtësuese, fasonistët falënderojnë LSI-në

 Në respektim të marrëveshjes së arritur në Kuvend mes PS-LSI dhjetorin e kaluar, qeveria shqiptare ka prezantuar në prill paketën e re fiskale për biznesin fason. Dhjetë janë pikat kryesore të paketës lehtësuese në mbështetje të biznesit fason.

Kështu, së pari është ajo e kontratave 1 euro që do të zbatohet për këtë sektor. Pra, ambienti dhe trualli që marrin këto kompani për të ushtruar aktivitetin do të vlejë vetëm 1 euro në vit. Rimbursimi brenda 30 ditëve për eksportuesit dhe 60 ditëve për pjesën tjetër, është një pikë e dytë e kësaj pakete. Procedurat doganore do të pësojnë lehtësim, duke evituar kështu sorollatjen për ditë të tëra në sportelet e doganave. Do të bëhet kreditim i menjëhershëm i karburantit, pa pasur nevojë që të merret miratimi i Drejtorisë së Tatimeve. Kompanitë fasone, sipas paketës, do të përfshihen në zona të lira industriale si kompani të industrisë së përpunimit aktiv, duke ulur kështu kostot e tyre. Qeveria, për të promovuar këtë biznes, do të mbështesë kompanitë në panaire ndërkombëtare përmes projekteve të përbashkëta me Agjencinë e Investimeve të Huaja dhe nga ana tjetër do të ngrihet edhe një “show room” për fasonët. Prioritet do t’u jepet edhe shkollave profesionale, duke siguruar kështu burimet e nevojshme njerëzore për këtë sektor. Qeveria ka edhe një plan për krijimin e një fondi të veçantë që do të synojë mbështetjen e bizneseve në zgjerimin e tyre, në rastet kur paraqesin plane të qarta për rritjen.

Pas prezantimit të paketës lehtësuese për fasonët, kryetari i Shoqatës së Fasonistëve, Gjergji Gjika falënderoi LSI-në për nismën dhe mbështetjen e tij.