Meta: Zgjedhjet vendore arritje i dhanë jetë reformës territoriale

417
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Jonathan Evans dhe z. Andrej Hunko.
Z. Meta vuri në dukje se duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës veçanërisht në kuadër të implementimit të rekomandimeve të Bashkëraporterëve, fokusi i Kuvendit mbetet zbatimi i planit të veprimit në funksion të rritjes së transparencës, bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura si dhe forcimi i rolit mbikëqyrës.
Takimi mes Kryetarit të Kuvendit dhe Bashkëraporterëve të AP të Këshillit të Evropës u përqendrua në punën e deritanishme për avancimin e reformës në drejtësi, në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit të pushtetit vendor dhe në zbatimin e reformës së ndarjes së re administrativo-territoriale.
Gjatë bisedës, z. Meta vuri theksin në arritjen e standardeve të suksesshme të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat i dhanë jetë ndarjes së re administrative e territoriale dhe konfirmuan vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur Kryetarët e 61 bashkive të reja.
Sigal