Meta: Zero frikë nga SPAK-u. Jam politikani më korrekt në raport me ligjin

511
Sigal

Presidenti Meta ka deklaruar sot për “Opinion” se ka zero frikë nga drejtësia.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Si President i Republikës a e keni thirrur ju Prokuroren e Përgjithshme ta pyesni për këto çështje?

Presidenti Meta: Po nuk kam pse ta vë në pozitë të vështirë atë. Nuk kam asnjë problem me të, nuk është faji i saj. Unë një javë para se të mbaronte mandati i ish-Prokurorit të Përgjithshëm në konferencën për shtyp të Presidentit të atëhershëm të Malit të Zi kam thënë: Lidhur me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm apeloj të dyja palët të nisin dialogun në mënyrë që Prokurori i ri i Përgjithshëm të zgjidhet sipas standardeve dhe në respekt të frymës së Kushtetutës. Kaq mund të bëjë unë.

Gazetari: A keni frikë…?

Presidenti Meta: Unë për Gjykatën Kushtetuese kam kaq vite, dhe për gjithë problemet e tjera të reformës në drejtësi… se dikush mund të thotë pse ka ngritur këtë gjë, pse ka bërë këtë kritikë. Unë nëse kam thënë ndonjë gjë dhe ndaj dikujt dhe ndaj ndërkombëtarëve përpara se të them një gjë në publik, kam thënë 100 gjëra në mënyrën më të ndershme, më konstruktive….

Gazetari: Privatisht?

Presidenti Meta: Zyrtarisht e privatisht, por jo publikisht, në mënyrë që ne atë reformë që e nisëm me shpresa aq të mëdha dhe për të cilën jepen aq shumë para dhe nga institucionet ndërkombëtare dhe taksapaguesit europianë.

Gazetari: Sa paguhet për Reformën në Drejtësi, gjysmë miliardë euro?

Presidenti Meta: Pyesniata të Delegacionit të BE-së… Që atë reformë ta bëjmë tamam, në mënyrë që edhe vendit tonë kjo t’i shërbejë, por edhe integrimit europian të Shqipërisë t’i shërbejë.

Gazetari: A keni frikënga kjo reformë zoti President, personalisht? Ka pasur fjalë që SPAK-u e të tjerë do hetojnë zyrtarë të lartë, ku përmendet dhe emri juaj?

Presidenti Meta: Zero, zero dhe më mirë nga të gjithë këtë gjë e di Edi Rama. Sepse unë në raport me ligjin jam njeriu dhe politikani më i kujdesshëm në Shqipëri. Sepse dua gjithmonë të ruaj pavarësinë time dhe integritetin tim. Këtë e dinë të gjithë, pyet edhe zotin Rama, pyet edhe zotin Angjeli edhe zotin Demeti, të gjithë që kanë qenë ministra me mua.

Nuk ka kaluar kur ka qenë Ilir Meta kryeministër, nuk kalonte një vendim qeverie pa patur konsensus nga të gjithë ministrat. Dhe të vetmet çështje që kanë patur debate më të forta dhe për të cilat janë shtyrë 4 apo 5 herë mbledhjet e qeverisë derisa të bëheshin letrat në rregull kanë qenë çështjet që vinin nga Ministria e Kulturës, që nga çështja e fasadave, se janë aty procesverbalet, e kam edhe unë një kopje të tyre, ngaqë zotëria në fjalë nuk bënte dot letrat në rregull dhe nuk pranonte Ministri i Financave, nuk pranonte Ministri i Punëve Publike, zoti Demeti dhe shumë të tjerë që të miratonin letra, që nuk ishin në rregull dhe në përputhje me ligjin dhe rregullat financiare të shtetit.

Gazetari: Zoti Meta, jeni i sigurt që nuk keni frikë nga SPAK-u dhe as nga struktura të specializuara? Jeni i sigurt që nuk jeni përfshirë në afera korruptive gjatë karrierës tuaj?

Presidenti Meta: Zero, zotëri, jam totalisht i ndërgjegjshëm për këtë gjë! Zero shqetësim për këtë gjë, për shkeljen e ligjit në Shqipëri, në Amerikë, në Europë dhe kudo tjetër. Po të kisha shqetësim nuk do isha ky që jam.

Gazetari: Që do të thotë, nuk keni ju zoti Meta pasuri të paligjshme të regjistruara jashtë vendit?

Presidenti Meta: Zero, pasuria ime është ajo që dihet, që e ka marrë me firmën e Edit dhe të Lulit, Monika. Prona e prindërve të saj, pallati atje, kaq dhe asgjë tjetër. Të tjerat janë përralla, t’i gjejnë, t’i marrin, t’i sekuestrojnë.

Gazetari: A mendoni që SPAK-u, do sjelli një transformim në skenën politike shqiptare, duke ndëshkuar personat, që nuk janë ndëshkuar kurrë?

Presidenti Meta:  Zotëri, keni kaq kohë që flisni do bëhet kjo, do bëhet ajo. Këtu u bë një legjendë e madhesa të ikiky Prokurori i Përgjithshëm që ishte më përpara do fillojë hataja.

U zgjodh Kryeprokurorja e re dhe nuk u zgjodh vetëm nga Edi Rama, por u zgjodh edhe nga EURALIUS dhe nga OPDAT-i. Se këto janë të vërtetat, në qoftë se ju nuk doni t’i thoni, nuk ndodhi as një çudi.

Por mos të harrojmë se, kur të zgjidhet Prokurorja e Përkohshme në këtë mënyrë antikushtetuese, hapur flagrante, e gjithë kolona e hetimit në një shtet, se nga ajo bazohet, kush i ka bërë procedurat për KLP, kush i bën pastaj procedurat për SPAK-un. Unë e kam të vështirë që ta besojë që do ndodhi diçka serioze, kur shikoj skandalin e Unazës së Re, që është një vepër kriminale, edhe nga pikëpamja korruptive dhe nga pikëpamja e dhunimit të të drejtave të njeriut me PPP-të, dhe kur shikoj dhe shumë çështje të tjera të cilat nuk marrin asnjë lloj përgjigje. Kur shikoj dy çështjet e zgjedhjeve, sesi bëhet gjithë ky ping-pong, për gati 3 vjet dhe shumë të tjera.

Gazetari: Zoti Meta, kur do marrë fund prekja e votës në Shqipëri?

Presidenti Meta: Kur ne të gjykojmë me përgjegjshmëri të lirë për të ardhmen e këtij vendi si shqiptar dhe kur të ndalojmë të huajt që të tallen me Kushtetutën tonë, të fusin dorën natën dhe ditën pastaj të bëjnë leksione, sesimbrohet rendi ligjor, sesi forcohet shtetit ligjor etj. Ata, që tallen me Kushtetutën tonë, sepse nuk po them se e bëjnë të gjithë këtë gjë.

Gazetari: Ata që tallen me Kushtetutën tonë?

Presidenti Meta: Po, po… dhe që marrin përsipër të interpretojnë Kushtetutën tonëdhe që marrin përsipër të bëjnë politikë në vendin tonë pa u votuar nga qytetarët shqiptarë. I dini ju, të gjithë

Gazetari: Kush janë ata, më jepni emra? Zakonisht këtë rol e ka, o ambasadori i Shteteve të Bashkuara ose ambasadorët e BE-së?

Presidenti Meta: Unë më duket se jam i qartë në këtë çështje, nuk do rri të merrem me emrat e tyre. Për mua është i rëndësishëm stabiliteti i Shqipërisë, dhe unë kam bërë gjithçka për stabilitetin e këtij vendit. Është i rëndësishëm të mbrojë të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, kam bërë dhe do bëj më të mirën në këtë drejtim. Është e rëndësishme unë të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë i pari, dhe e kam respektuar në mënyrë më të shkëlqyer. Do ti një shkelje?

Gazetari: Sipas Venecias i keni tejkaluar kompetencat zoti President…

Presidenti Meta: Nuk ekziston fjala tejkalim more zotëri kush e thotë këtë?

Gazetari: Venecia e ka thënë. Ju vetë keni thënë që keni respekt për Venecian…

Presidenti Meta: Zotëri, nuk ekziston fjala tejkalim. Fjala “exceeding” ka 700 kuptime, nuk ka asnjë fjalë tejkalim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ka fjalë shkelje, “violation”, apo “serious violation”.

Gazetari: Nëse Venecia thotë se ka qenë vërtetë “violation”, çfarë do bëni do jepni dorëheqjen nga President i Republikës?

Presidenti Meta: Ore, zotëri në qoftë se çmendet Venecia, nuk kam ndërmend…! Unë kam thënë në qoftë se thotë shkelje dhe më bind po, kam thënë, dhe më bind. Në qoftë se nuk më bind? Respekti nuk është i dhënë një herë e përgjithmonë. Respekti, ruhet gjithmonë . Në qoftë se Venecia vendos të çmendet, le të çmendet Venecia, unë nuk do çmenden të lë Shqipërinë në kaos.

Gazetari: Po nëse thuhet që ju keni bërë gabim që keni firmosur….

Presidenti Meta: Venecia të më thotë nenin që kam shkelur unë. Të më thotë a ka institucion tjetër në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që mund të caktojë datën e zgjedhjeve? Kaq! Dhe e dyta, a ka ndonjë Gjykatë në Republikën e Shqipërisë, e cila ka shfuqizuar vendimin apo dekretin e Presidentit për 30 qershorin? Këto të dyja. Kaq! Këtu mbaron gjithë historia.

Gazetari: Por gjithsesi kemi marrë arbitër dhe ju e pranuat në fillim…

Presidenti Meta: E ka marrë Ulësiu, po për aq kohë sa ata do jenë serioz do i pranoj. Nesër lexoni pyetjet e mia. Unë Kushtetutën e lexoj vetë, i kam sytë në ballë. Në qoftë se do të marrë një Kushtetutë këtu dhe më trego se kë nen të Kushtetutës kam shkelur.

Gazetari: Zoti President, ju ka rënë fati i mirë apo i keq, të ndodheni President i Shqipërisë, në një moment krize.

Presidenti Meta: Unë i lumtur për këtë gjë nuk jam.

Gazetari: Nuk keni pse të jeni të lumtur se është vendi në kaos.