Meta vlerëson kandidimin e dr. Kosovës: Politika ka nevojë për më shumë qytetari

504
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta vlerëson kandidimin e kandidatit të “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet”, z. Halim Kosova për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Përmes një mesazhi për mediat, Lideri i LSI-së thekson se fushata e kandidatit të opozitës solli një risi pozitive në zgjedhjet për pushtetin vendor.
“Sjellja e doktor Halim Kosovës solli një standard të ri. Politika ka nevojë për më shumë qytetari. Fushata e doktor Kosovës ishte një risi pozitive”, thekson Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta.
Sigal