Meta vlerëson Aldo Marinon, promotor i palodhur i marrëdhënieve tona me arbëreshët

117

Presidenti Ilir Meta vlerëson konsullin e nderit të Shqipërisë në Kalabri, Aldo Marinon. Në një postim në facebook ai e quan promotorin e palodhur të marrëdhënieve me arbëreshët në të gjitha fushat.

Ja postimi i plotë

“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen.
I lumtur ta takoja Aldo Marinon, promotorin e palodhur të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat.
I bindur se në pak vite forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe, do të arrijë pritmëritë tona, që kjo trashëgimi e përbashkët, t’u qëndrojë me krenari edhe shekujve që vijnë”