Meta: Vlerat e kësaj dite na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë

499
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit, ku ka thënë se vlerat e kësaj dite na nxisin për falje e tolerancë. “Vlerat e kësaj dite na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri-tjetrin. Shpreh edhe një herë krenarinë për bashkëjetesën për harmoninë e shkëlqyer fetare që ekziston në vendin tonë. Kjo harmoni është një meritë e veçantë e komuniteteve dhe e frymës së tolerancës që ato përçojnë. Uroj që Zoti t’ia shpërblejë të gjitha sakrificat e tyre shpirtërore e fizike dhe uroj të gjithë shqiptarët sa më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre”.