Meta viziton kanionin e lumit Cem në Mal të Zi

387
Gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta së bashku me Presidentin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Darko Pajovic, vizituan zonën e kanionit të lumit Cem në zonën kufitare të Malësisë mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite, dy kryetarët Meta dhe Pajovic vizituan një urë të vjetër lidhëse mbi lumin Cem që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe patën rastin të shijonin mikpritjen e ngrohtë të disa banorëve të zonës që përbëhet nga një shumicë shqiptare të Malit të Zi. 
Gjatë kësaj vizite,  Meta bashkëbisedoi me drejtuesit lokalë të zonës ku theksoi se përfundimi i rrugës që lidh Plavën, Gucinë dhe zonën e Malësisë me Shqipërinë duhet të vazhdojë pa vonesa dhe për këtë inkurajohet angazhim i përbashkët nga të dy vendet. Në këtë kuadër z. Meta dhe z. Pajovic ndanë bindjen se kjo pasuri e përbashkët natyrore që lidh dy vendet fqinje duhet ruajtur dhe duhet zhvilluar përmes projekteve ndërkufitare eko-turistike që do t’i shërbejnë mirëqenies dhe punësimit të popullsisë në të dy anët e kufirit.
Sigal