Meta: “Vendimet e LSI-së, në shërbim të së ardhmes”

497
Sigal

Kreu iLSI-së Ilir Meta e ka cilësuar si të drejtë vendimin e marrë nga forca e tij politike për të krijuar një koalicion parazgjedhor me PS-në. Në një takim me mbështetës tëLSI-së në Koplik, Meta theksoi se, 23 Qershori do të jetë dita e shqiptarëve. Gjithashtu, Meta ka vlerësuar edhe kontributin e LSI-së për zhvillimin e vendit duke theksuar se, kjo forcë politike do të jetë gjithmonë në mbrojtje të shtresave në nevojë. Kryetari iLSI-së, Ilir Meta, prezantoi edhe kandidatin për deputet iLSI-së në Malësinë e Madhe, Ritvan Heba. Z. Meta tha se 23 Qershori po vjen dhe është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, sepse do të sjellë shpresa të reja për një të ardhme më të mirë, për një ecuri më të mirë dhe më të shpejtë të vendit, jo vetëm drejt procese integruese në BE, por mbi të gjitha për një dinamikë më të lartë të rritjes ekonomike, për një rishpërndarje më të drejtë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë e sidomos të shtresave në nevojë. “Ne jemi të bindur se në çdo kohë kemi marrë vendimet më të drejta që i kanë shërbyer vendit. Edhe vendimi më i fundit është një vendim plotësisht i drejtë, i cili do të ndihmojë vendin për të shënuar një fazë të re të demokracisë, të funksionimit të institucioneve, të rivendosjes së ekuilibrave politikë dhe të balancimit midis pushteteve që garantojnë një demokraci më të shëndetshme dhe më funksionale, që garantojnë një frymëmarrje më të gjerë edhe ekonomike dhe një përkujdesje sociale e cila do të ndihmojë akoma më shumë qytetarët tanë që hasin probleme më të madhe sot. Shqipëria ka nevojë të eci më shpejt. Ky rizgjim iLSI-së në Malësinë e Madhe shoqërohet me prurje gjithnjë e në rritje në këtë forcë politike, e cila është provuar që është forca e së ardhmes, sepse të gjitha vendimet e saj i merr në shërbim të së ardhmes. Mjaft të rinj e të reja janë anëtarësuar kohët e fundit në Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin por edhe këtu në Malësinë e Madhe. Duke iu uruar këtyre të rinjve dhe të rejave të mrekullueshëm të Malësisë së Madhe suksese nëLSIdhe që të na sjellin mbarësi të padiskutueshme në zgjedhjet e 23 Qershorit”, përfundoi fjalën e tij në takimin e zhvilluar në qytetin e Kolikut, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.