Meta vazhdon takimin me ambasadorët

463
Kanë përfunduar negociatat në Kryesinë e Kuvendit mes kryeparlamentarit Ilir Meta, kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadorëve Lu-Vlahutin. Basha eshte larguar nga Kryesia e Kuvendit, po vijon takimi i Metes me dy ambasadoret.
Kreu i PD, Basha nuk u prononcua për mediat pasi doli nga ambientet e Kryesisë. Nuk dihet nëse është arritur marrëveshje apo jo. Kjo mbetet për t’u sqaruar në vijim. Theksojmë se Kryeministri Rama nuk ka pranuar që të ishte i pranishëm në këto negociata.
Kjo tryezë negociatash u thirr nga kryeparlamentari Ilir Meta gjatë një fjalimi që ai mbajti në çelje të seancës së sotme, e cila u ndërpre për t’i hapur rrugë gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe sjelljes në kuvend të një drafti përfundimtar për tu miratuar së bashku me ndryshimet kushtetuese.
Sigal