Meta: Unë kam Berishën, të tjerët njëri-tjetrin

459
Seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit nuk kaloi pa doza humori. Në fillim të seancës, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, kërkoi që votimi i anëtarëve të komisioneve parlamentare të veting-ut të ishte çështja e fundit e rendit të ditës, ndërsa PS, nëpërmjet Gramoz Ruçit, kërkoi që të ishte e para. Gjatë debatit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndërhyri duke u shprehur se rendi i ditës nuk duhet të ndryshohet, pasi për këtë dha dakordësinë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Mendoj të mos e ndryshojmë rendin e ditës. Z. Berisha e dha dakordësinë e tij, besoj të vazhdojmë tani. Unë atë kam tani. Këta të tjerët e kanë me njëri-tjetrin, unë me atë e kam. Kur të iki unë, bëni çfarë të doni ju të tjerët”, tha Meta. Kryeparlamentari shtoi se çështja e komisioneve të veting-ut është qendra e gravitetit për rendin e ditës.
Sigal