Meta tregon arsyet: Pse nuk mund të mungoja në festën e Finlandës

488
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka treguar arsyen se pse nuk mund të mungonte në festën e Finlandës.
Meta theksoi se Finlanda është vend i bukur falë patriotizmit dhe bashkëpunimit.
POSTIMI I METES
Mirëmëngjes miq!
Finlanda ky vend i bukur falë njerëzve të sakrificës, patriotizmit, punës, dashurisë, tolerancës e bashkëpunimit, ka arritur në 100 vjet të jetë vend lider për mjedisin e gjelbërimin, demokracinë e të drejtat e njeriut, inovacionin e teknologjinë, falë investimit për edukimin e fëmijëve dhe rinisë. Ndaj s’mund të mungoja mbrëmë në Festën e Finlandës nga e cila duhet të mësojmë më shumë.
Sigal