Meta: Tirana, do të jetë në krye të fitores më të thellë që është arritur në 25 vjet

437
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në një mitingmadhështor të zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” në mbështetje të kandidatit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Shkodër, z.Erion Veliaj.Të pranishëm në këtë takim përmbyllës, ishin edhe Kryetari i PS-së, z. Edi Rama, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Qarkut të Tiranës si dhe kandidatët për këshilltarë për Bashkinë e Tiranës.Në fjalën e tij Meta tha se çdo votë për Erion Veliajn, është një detyrim jo vetëm i tij si kryebashkiak i Tiranës, por i të gjithëve për të realizuar shpresat dhe ëndrrat e gjithë banorëve të Bashkisë së Tiranës.
“Më 21 qershor e gjithë Shqipëria do të votojë për kandidatët e ‘Aleancës përShqipërinë Europiane’, sepse asnjë bashki e asnjë komunitet nuk ka kohë përtë humbur, nuk ka arsye përse të jetë peng i moszhvillimit për shkak të konfliktit politik që kërkon opozita e vjetër për fat të keq. Ndaj jam i bindur seTirana, kryebashkia, kryeqyteti, do të jetë në krye të fitores më të thellë që është arritur ndonjëherë këtu në 25 vjet. Padyshim që ka shumë arsye për të ndëshkuar atë që e la pas dore kryeqytetin për interesat e partisë. Padyshim që ka shumë arsye për t’u ndarë me atë model që fle gjumë dhe gërhet shumë dhe shqetëson Tiranën, përveç gjithë problemeve të tjera. Por nuk është kjo gara jonë. Gara jonë është me pritshmëritë e Tiranës, gara jonë është me pritshmëritë e shqiptarëve të cilët kërkojnë shumë nga ne, të cilët kërkojnë shumë edhe nga Erion Veliaj, ndaj i ftoj të gjithë të marrin pjesë më 21 qershor në zgjedhje, pasi çdo votë për Erion Veliajn, është një detyrim mëshumë, jo vetëm i tij si kryebashkiak i Tiranës, por i të gjithë neve për të realizuar shpresat dhe ëndrrat e gjithë banorëve të Bashkisë së Tiranës”, tha Meta.
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim i vlerësoi zgjedhjet e 21 qershorit si historike për t’i dhënë një zhvillim të ri dhe një perspektivë të 61 bashkive të vendit. “Dua t’u them të gjithë qytetarëve të Tiranës, por përfitoj nga rasti për të thënë të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, se zgjedhje vendore ka pasur dhe do të ketë çdo katër vjet. Por këto nuk janë si çdo palë zgjedhje. Në 21 qershor ndahen dy epoka, e një Shqipëria me një keqorganizim administrative territorial, një pengesë e madhe për të realizuar shërbimet e merituara ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj një pushteti vendor, i paaftë për të bërë politika zhvillimi dhe punësimi në një organizim të ri falë reformës historike, madhore që ne realizuam e cili do të çelë një perspektivë të re për të gjitha komunitetet në të 61 bashkitë e Shqipërisë e në mënyrë të veçantë në Bashkinë e re të madhe të Tiranës. Sepse ne i japim Tiranës një frymëmarrje tjetër, i japim hapësira të reja, i japim mundësi për të ndërtuar parqet e reja që i mungojnë, komplekset e reja sportive që i mungojnë, i japim mundësi për të harmonizuar të gjitha resurset dhe burimet e një zhvillimi të integruar që do të bëjë të mundur jo vetëm që banorët e shumë komunave të deritanishme të mos largohen, por përkundrazi të qëndrojnë atje dhe jo vetëm të përmirësojnë standardet e jetës së tyre, po përkundrazi të gëzojnë të njëjtat shërbime si gjithë qytetarët e Tiranës”, u shpreh Meta.
Në vijim të fjalës së tij, z. Meta ftoi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partive të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” që të vazhdojnë fushatën shembullore që kanë zhvilluar anembanë vendit me kulturë, me qetësi dhe me dashuri deri në 21 qershor. “Jmi në orët e fundit të kësaj fushate elektorale. Ndaj unë dua të falënderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partive të ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’ për këtë fushatë shembullore, të jashtëzakonshme që kanë zhvilluar anembanë vendit dhe i ftoj të vazhdojnë kështu me kulturë, me qetësi dhe me dashuri deri në 21 qershor. Dua të bëj një falënderim të veçantë për Kryeministrin Edi Rama, sepse ai është lodhur më shumë se ne të gjithë duke mbështetur me përkushtim të gjithë kandidatët e ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’ anembanë vendit dhe njëkohësisht dua të shpreh besimin tim se kjo aleancë kaq e madhe, nuk është bërë për të mundur ata që nuk ekzistojnë në këtë garë, sepse akoma nuk janë zgjuar dhe ashtu përgjumësh siç janë, vetëm shajnë dhe shpifin, natyrisht dhe vazhdojnë të gërhasin. Por ne jemi bashkuar në këtë aleancë të jashtëzakonshme, sepse bashkimi bën fuqinë për të bërë ndryshimin e merituar për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, theksoi Meta. 
Kryetari i LSI-së shprehu bindjen se falë reformës administrative-territoriale, të gjitha energjitë do të shkojnë në një drejtim për të ofruar më shumë shërbime dhe për të ofruar më shumë punësim për të gjithë qytetarët. “Unë ndaj bindjen me të gjithë ju se falë kësaj reforme administrative-territoriale që do të hyjë vërtet në fuqi në 22 qershor me votën e jashtëzakonshme të gjithë shqiptarëve anembanë vendit nga Tropoja në Sarandë, të gjitha energjitë tona do të shkojnë në një drejtim, sepse qeveria do të bashkëpunojë ngushtë me të 61 kryetaret dhe kryetarët e bashkive të reja pikërisht për të ofruar më shumë shërbime dhe për të ofruar më shumë punësim për të gjithë qytetarët tanë pa dallim feje, krahine dhe ideje”, – tha z. Meta, ndërsa vlerësoi z. Erion Veliaj si njeriun e duhur për drejtimin e Bashkisë së re të Tiranës për katër vitet e ardhshme. “Unë besoj se Erion Veliaj do të arrijë një fitore të pashembullt në kryebashkinë e vendit, jo vetëm falë kësaj aleance të jashtëzakonshme, po, edhe falë aftësive të tij që do t’i konsideroja vërtet edhe ato të jashtëzakonshme, sepse Erioni ka treguar që është një politikan i talentuar, është një administrator shumë i mirë, është një reformator i vendosur. Sepse Erioni në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale bëri si asnjë politikan e drejtues deri më sot, më shumë se kushdo për personat me aftësi të kufizuar, duke u dhënë atyre jo vetëm përkujdesje, por edhe përfaqësim. Bërisi asnjë politikan tjetër më shumë se kushdo për komunitetin rom dhe shumëkomunitete të tjera, të cilët ishin lënë pas dore. Sepse Erioni bëri një reformë shumë të mirë, atë të pensioneve. Mbajti fjalën e kësaj mazhorance për uljen e moshës së pensioneve për minatorët dhe anembanë Shqipërisë ne marrim falënderime për këtë. Erioni ka bërë një punë të shkëlqyer për arsimin profesional, sepse kjo është një domosdoshmëri për t’i përgatitur të rinjtë përtregun e punës dhe për të kontribuar për rritjen ekonomike të vendit. Sepse Erioni bëri një punë të shkëlqyer për rritjen e fondit për nxitjen e punësimit, duke e shumëfishuar atë edhe pse buxheti ishte në kushte mjaft të vështira. Sepse Erioni i ktheu zyrat e punës në një model të shërbimit ndaj qytetarëve,ndaj të rinjve, dhe ndaj të rejave”, tha Meta.
Sigal