Meta thirrje Turqisë: Shmangni gjakderdhjen dhe riktheni rendin kushtetues

467
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shpreh solidaritetin e tij me popullin turk dhe autoritetet legjitime të vendit për kapërcimin me sa më pak kosto të situatës së rëndë, të krijuar nga tentativa për grusht shteti. Meta thekson se shmangia e gjakderdhjes dhe rikthimi i rendit kushtetues janë tejet të rëndësishme për stabilitetin e Turqisë dhe të gjithë rajonit. Kryetari i Kuvendit i bashkohet thirrjes së komunitetit ndërkombëtar për qetësimin e situatës, rikthimit të normalitetit dhe mbështetjes për udhëheqësit dhe institucionet legjitime të dala nga vota e popullit turk.