Meta: Territorialja nevojë! Edhe pse s’do duartrokitet asnjëherë

411
Sigal

TIRANE – Kryeparlamentari Ilir Meta thotë se vendi nuk mund të ketë kaq shumë bashki e komuna, ndaj sipas tij reforma territoriale është një proces që duhet të vazhdojë, pavarësisht kundërshtive dhe këndvështrimeve të ndryshme që kanë shprehur disa deputetë. “Asnjëherë nuk do të duartrokitet reforma administrative territoriale, në asnjë rast, edhe atëherë kur mund të kemi të bëjmë me konsensusin e plotë të opozitës. Për këtë gjë kam qenë dhe mbeten gjithmonë i sigurt. Madje dhe opozita prandaj i është shmangur përpëgjegjësisë për të marrë pjesë në reformë, sepse në këtë mënyrë ajo jo vetëm nuk dëshiron të marrë përgjegësi duke bërë një propozim konkret sikurse i është kërkuar që në fillim të këtij procesi”, u shpreh Meta. Nga qyteti i Shkodrës, ku mori pjesë në një iftari së bashku me bashkëshorten e tij, Meta foli edhe për bojkotin parlamentar të opozitës, duke e cilësuar atë si “sezon i parakohshëm pushimesh”. “Vendi i opozitës është  në parlament dhe ajo do të jetë gjithmonë e mirëpritur për të thënë fjalën e saj dhe për të marrë përgjegjësinë për reforma të rëndësishmë që kanë të bëjnë me vendin. Shpresoj që ky sezon i parakohshëhm pushimesh për opozitën të marrë fund në 1 shtator”. Sakaq, kreu i kuvendit Ilir Meta vlerësoi punën e qeverisë në 300 ditët e para të saj, duke i quajtur si 300 ditë që konfirmuan stabilitetin ekonomiko – financiar dhe sollën marrjen e statusit.