Meta tek zonat e përmbytura: Të mendojmë për marrjen e masave

406
Pas Fierit, Presidenti Ilir Meta shkoi në Berat, ku pa nga afër pedonalen e përmbytur të qytetit dhe u takua me banorë të prekur nga përmbytjet. Sipas Presidentit, përveç masave për t’u qëndruar pranë personave të prekur, duhet menduar për të marrë masa për t’i bërë ballë stinës së dimrit. “Kjo

kërkon një kujdes për të ardhmen, sepse jemi në kohë kur dimri bëhet i vështirë, i paparashikueshëm”,

deklaroi Presidenti Meta. Presidenti bëri thirrje për marrjen e masave nga qeveria për këtë situatë të rëndë. Sipas tij, problemet duhet të shihen para se të ndodhin. “Besoj se situata është më mirë se dje aq më tepër edhe këtu në qytetin e Beratit, Osumi është qetësuar në krahasim me një ditë më parë pavarësisht se pasojat ndjehen, ashtu sikurse është rasti i disa banorëve të cilët janë të strehuar dhe janë në kujdesin e bashkisë në një nga konviktet e qytetit apo qoftë për dëmet që mund të kenë pasur banesa apo bizneseve të caktuara. Megjithatë, kjo situatë përveç kujdesit për menaxhimin e dëmeve të deritanishme dhe për të qëndruar pranë banorëve dhe për t’u krijuar atyre kushtet për të vazhduar jetën sa më normalisht kërkon edhe kujdes për të ardhmen sepse jemi në një kohë kur dimri bëhet i vështirë dhe i paparashikueshëm”, – deklaroi Presidenti Meta.
Sigal