Meta tek emisioni “Xing me Ermalin” në këto momente. Cila është supriza që Mamaqi ka mbërthyer gjithë teleshikuesit Shqiptar

92
Presidenti i Republikës Ilir Meta është në emisionin e radhës “Xing me Ermalin” pasi ka pranuar t’u përgjigjet me kurajo të gjitha sfidave të moderatorit si dhe situatave të sikletshme.
Mamaqi i ka vënë një çifteli në dorë Metës dhe i ka kërkuar të këndojë; po ashtu, e ka shtrirë pranë mullareve me bar për ta sjellë fjalën aty ku ka dashur vetë, deri edhe tek Korea e Veriut dhe në fund, i ka sjellë bijën e vogël, Erën, që t’i bëjë ca pyetje publikisht, që babai do të donte t’ia bënte vetëm për vetëm. 
Kaq si fillim, sepse edhe Mamaqi nuk zbulon më shumë në rrjtete sociale. Ja ç’shkruan:“Ne të Xing me Ermalin e festojmë që sot Vitin e Ri. Presidenti i vëndit Ilir Meta, Era Meta, Blerim Destani, Noizi, Anxhela Peristeri, Oriola Marashi,Xhevdet Jashari, Varrosi etj në një natë të mbushur me humor të jashtëm…”- shkruan ai në rrjetin social.