Meta: Të rinjtë ndihen të përfaqësuar dhe të lirë në forumin e LRI

406
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka marrë pjesë këtë pasdite në Konventën e Shkollave të Mesme të LRI. Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Meta ka deklaruar se LRI do të thotë energji pozitive. Sipas tij, standardet më të larta në vend duhet t’i kërkojnë dhe për to të luftojnë të rinjtë. 
“LRI do të thotë energji pozitive. Energjia pozitive i duhet Shqipërisë. Energji pozitive drejt së ardhmes. Të rinjtë e duan dhe i bashkohen LRI. Ta kthejmë këtë risi në traditë të fuqishme. Krenohem me Kejdi Mehmetajn. Pavarësisht progresit, duhet të ishte bërë më shumë. Të gjitha forcat politike të hapen më shumë ndaj të rinjve e të rejave, sepse kemi nevojë për energji pozitive në politikën tonë. Të sjellim më shumë në vëmendje problemet e të rinjve dhe të angazhohemi për t’i zgjidhur ato. Shqipëria është dhe duhet të jetë e të rinjve, kjo është motoja e LSI. LRI do përfaqësojë grupin e saj brenda Parlamentit”, ka thënë Meta. 
Sigal