Meta: Të rinjtë e bashkuar, fuqi ndryshimi për të ardhmen

60
Ilir Meta mori pjesë në një takim me të rinjtë e LRI-së në Njësinë 10 në Tiranë

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e LRI-së në Njësinë 10 në Tiranë. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e LRI-së në një Njësinë administrative nr. 10 në Tiranë. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, Kryetari i LSI-së Tiranë, Endrit Braimllari, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, etj. Duke iu drejtuar të rinjve, z. Ilir Meta u shpreh se suksesi më i madh është që ëndrrën ta realizojnë në vendin e tyre dhe të ndryshojnë të ardhmen e vendit, familjes, të komunitetit dhe shoqërisë. “Nuk ka forcë më të madhe se sa kur rinia e kupton se çfarë përfaqëson, e kupton që vetëm e bashkuar mund të jetë ajo fuqi ndryshimi që garanton të ardhmen e saj, por edhe të familjeve të gjithë të rinjve dhe të rejave, të familjeve që keni sot, por edhe të familjeve që do të krijoni nesër”, – deklaroi Kryetari i LSI-së, duke shprehur bindjen se përqendrimi në çështjet dhe tematikat që u interesojnë më shumë të rinjve si edhe edukimi i duhur do të sjellin në të ardhmen vende pune më të mirëpaguara . “Një edukim më i mirë do të thotë edhe një punë më e mirëpaguar, do të thotë edhe një mundësi edhe për të përballuar kostot e jetesës që në Tiranë janë më të larta se në rajone të tjera të vendit. Do të thotë edhe një familje e lumtur, do të thotë edhe një perspektivë për të krijuar familje të lumtura dhe të shëndetshme në të ardhmen”, – tha z. Meta. Gjithashtu, Kryetar i LSI-së e vlerësoi LRI-në si një model të ri në gjithë politikën shqiptare dhe një model frymëzues për të gjithë organizatat e tjera rinore. Ndërsa, Kryetari i LSI-së Tiranë, Endrit Braimllari, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, tha Shqipëria ka nevojë për një politikë që vihet në shërbim të qytetarëve. “Qytetarët e Tiranës edhe Shqipëria kanë nevojë për një politikë realiste, kanë nevojë për një politikë të prekshme, që është e drejtpërdrejtë në shërbim të qytetarëve. Politika jonë është shumë e qartë, vende pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës. LSI është pranë qytetarëve dhe duke qenë pranë qytetarëve kupton vërtet hallet dhe shqetësimet që kanë banorët e Tiranës”, – theksoi Braimllari.