Meta: Të mos humbasin fokusin nga reformat, pavarësisht përgatitjeve për zgjedhje

Meta: Reforma në Drejtësi të vazhdojë në mënyrë sa më transparente
Meta: Të mos humbasin fokusin nga reformat, pavarësisht përgatitjeve për zgjedhje
Meta: Javën e ardhshme nis hartimi i programit të LSI-së
Meta: Dekriminalizimi, detyrim dhe domosdoshmëri për standardin e zgjedhjeve
Meta: Zbatimi i dekriminalizmit dëshmon seriozitetin e çdo force politike
Meta: LSI vë interesin kombëtar dhe interesin publik mbi çdo interes tjetër


Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës zhvilloi mbledhjen e konstituimit të Komitetit Drejtues ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta.
Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta uroi Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, z. Endrit Braimllari, pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Degës së LSI-së së Tiranës, në Konventën Zgjedhore të organizuar më 11 shkurt.
Krahas kësaj, z. Meta në fjalën e tij u ndal edhe tek aktualiteti politik në vend duke kërkuar nga të gjithë aktorët politik një klimë sa më të qetë në mënyrë që të bëhet implementimi i plotë i reformës në drejtësi dhe miratimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 18 qershorit 2017. 
“Ndërkohë që përgatitjet për 18 qershorin në të gjitha drejtimet si organizative, ashtu edhe programore, nuk duhet të na shpërqendrojnë nga angazhimi ynë për të mos humbur fokusin nga disa nga reformat më të domosdoshme që ka vendi, dhe që kanë të bëjnë edhe me vetë klimën përpara zgjedhjeve. Sikurse është vazhdimi në mënyrë transparente të reformës në drejtësi, për zbatimin e saj, pasi është edhe një kërkesë dhe një kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme për gjithë klimën politike para-zgjedhore, që të jetë sa më konstruktive, sepse vëmë re që nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale. Ashtu sikurse dua të nënvizoj rëndësinë e përfundimit të sa më shpejtë të reformës zgjedhore, që duhet të kishte përfunduar me kohë duke reflektuar kërkesat dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR”, - tha z. Meta.
Kryetari i LSI-së në fjalën e tij u ndal edhe tek rëndësia e standardit të zgjedhjeve të 18 qershorit 2017. Në fjalën e tij, z. Meta, theksoi se për të arritur standardet më të larta në zgjedhje, të gjithë aktorët politik duhet të investohen fuqishëm në implementimin e plotë të dekriminalizimit.
“Padyshim vazhdimi i pandalshëm i procesit të dekriminalizimit që është një tjetër detyrim, por edhe standard për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit dhe seriozitetin e çdo force politike për të kontribuar për një nivel të lartë të integritetit të përfaqësuesve publik të qytetarëve shqiptar”, - u shpreh z. Meta duke shtuar se: “Në të gjitha këto aspekte, dua të shpreh edhe një herë angazhimin tonë si LSI për të gjeneruar gjithnjë një klimë sa më konstruktive, sa më racionale, që ndihmon ecurinë e suksesshme të këtyre reformave që do të kenë një impakt afatgjatë për të ardhmen e vendit, stabilitetin e tij, funksionimin e institucioneve dhe integrimin evropian, dhe njëkohësisht dua të shpreh vendosmërinë tonë për t’i shërbyer në radhë të parë standardit më të lartë të zgjedhjeve të ardhshme të 18 qershorit sepse rezultati i këtij standardi, pra i një standardi të zgjedhjeve për vendin është më i rëndësishëm se rezultati i çdo force politike të caktuar”.
Kryetari i LSI-së theksoi në mbledhjen e KD-së së Tiranës se shumë shpejt do të nisi puna për hartimin e programit të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku nënvizoi faktin se pjesë e hartimit të tij do të jenë edhe profesor dhe akademik të shumë. Z. Meta gjithashtu i bëri thirrje çdo qytetari që të bëhet pjesë e hartimit të programit të LSI-së.
“Në një moment të rëndësishëm, në prag edhe të zgjedhjeve të 18 qershorit që po afrojnë. Javën e ardhshme do të konstituohen komisionet pranë LSI-së sipas të gjithë fushave konkrete, ku i ftoj të gjithë të cilët ndiejnë dhe kanë dëshirë dhe pasion të kontribuojnë, të bëhen pjesë e këtyre komisioneve dhe këtyre debateve ku padyshim që do të ftojmë edhe shumë personalitete që janë paparti, ekspert të provuar, të shquar sipas fushave të ndryshme, dhe sidomos atyre më prioritare për zhvillimin e vendit”, - tha Kryetari i LSI-së.
Ndërsa, Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, duke folur për procesin e riorganizimit të strukturave të partisë u shpreh se ky ekip i ri dalë nga një proces zgjedhor transparent do të përgatisë LSI-në për t’u përballuar me sfidën e ardhshme zgjedhore.
“Kjo sfidë vlerëson rolin tonë në shërbim të qytetarëve dhe vlerëson rolin tonë si një forcë serioze politike koherente transparente, por mbi të gjitha si një forcë politike e një shansi për të gjithë. Jo pa qëllim LSI është rritur dhe jo pa qëllim LSI do të rritet në zgjedhjet e 18 qershorit. LSI beson te qytetarët, LSI beson te bashkimi i energjive tona të përbashkëta për të çuar vendin përpara. Dhe në një forcë politike që ka kolegjialitet në vendimmarrje, në një forcë politike që është transparente, në një forcë politike që i qëndron koherent shërbimit qytetar, të jeni të bindur që kjo është dhe do të jetë pasqyra më e mirë e përfaqësimit në qeverisjen e vendit”, - deklaroi ndër të tjera z. Braimllari gjatë fjalës së tij. 
Gjithashtu, anëtarët e Komitetit Drejtues të LSI-së votuan në mënyrë elektronike për anëtarët e Kryesisë së LSI Tiranë dhe forumeve drejtuese të kësaj dege. 


Fjala e plotë e Kryetarit të LSI, z. Ilir Meta në mbledhjen e KD-së të Tiranës

Është kënaqësi të marr pjesë në këtë mbledhje të parë të Komitetit Drejtues të sapozgjedhur të LSI-së të Bashkisë së re të Tiranës. 
Me këtë rast ju uroj të gjithëve për këto zgjedhje, por edhe për atë organizim të suksesshëm që kulmoi me Konventën Zgjedhore të LSI-së së Tiranës pak ditë më parë. Uroj edhe Endritin edhe të gjithë ekipin këtu, por edhe të gjithë ata që do të zgjidhen sot në kryesinë e re të degës së Bashkisë së Tiranës. 
Në këtë mënyrë kemi mbyllur një etapë shumë të rëndësishme për ripërtëritjen së LSI-së, edhe në nivel kombëtar, por edhe në degën më të madhe në të gjithë vendin, që i ka dhënë dhe që i jep gjithë tonin politikës së LSI-së.
Por përpara se të vazhdoj më tej nuk mund të rri pa përfituar nga kjo mundësi e shkëlqyer për të uruar të gjithë qytetarët e Kosovës kudo ku janë për ditën e pavarësisë së shtetit të Kosovës, që është një ngjarje jashtëzakonisht e shënuar për të gjithë shqiptarët edhe për rajonin tonë, për aktualitetin dhe për perspektivën e tij, e cila vetëm përmes një Kosove të pavarur garanton siguri, paqe dhe prosperitet për të gjithë rajonin.
Me këtë rast shprehim nderimin tonë për të gjithë ata që kontribuuan për Kosovën e pavarur, demokratike, që nga vizionari i jashtëzakonshëm i Kosovës dhe mbarë kombit tonë, Ibrahim Rrugova, Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, dhe të gjithë forcat liridashëse, progresiste dhe intelektuale të Kosovës, por edhe të mbarë kombit tonë.
Besoj se pas këtyre zgjedhjeve që do të zhvillojmë sot, mbyllim një cikël të rëndësishëm të riorganizimit, dhe hyjmë në një cilik të ri, mjaft të rëndësishëm, atë të ripërtëritjes ideore, programore të LSI-së. Në një moment të rëndësishëm, në prag edhe të zgjedhjeve të 18 qershorit që po afrojnë. 
Javën e ardhshme do të konstituohen komisionet pranë LSI-së sipas të gjithë fushave konkrete, ku i ftoj të gjithë të cilët ndiejnë dhe kanë dëshirë dhe pasion të kontribuojnë, të bëhen pjesë e këtyre komisioneve dhe këtyre debateve ku padyshim që do të ftojmë edhe shumë personalitete që janë pa parti, ekspertë të provuar, të shquar sipas fushave të ndryshme, dhe sidomos atyre më prioritare për zhvillimin e vendit.
Ndërkohë që përgatitjet për 18 qershorin në të gjitha drejtimet si organizative, ashtu edhe programore, nuk duhet të na shpërqendrojnë nga angazhimi ynë për të mos humbur fokusin nga disa nga reformat më të domosdoshme që ka vendi, dhe që kanë të bëjnë edhe me vetë klimën përpara zgjedhjeve. 
Sikurse është vazhdimi në mënyrë transparente të reformës në drejtësi, për zbatimin e saj, pasi është edhe një kërkesë dhe një kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në të ardhmen. 
Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme për gjithë klimën politike përpara zgjedhore, që të jenë sa më konstruktive, sepse vëmë re që nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale ashtu sikurse dua të nënvizojë rëndësinë e përfundimit të sa më shpejtë të reformës zgjedhore që duhet të kishte përfunduar me kohë duke reflektuar kërkesat dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR. 
Padyshim vazhdimi i pandalshëm i procesit të dekriminalizimit, që është një tjetër, jo vetëm detyrim, por edhe standard për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit dhe seriozitetin e çdo force politike për të kontribuar për një nivel të lartë të integritetit të përfaqësuesve publik të qytetarëve shqiptar.
Në të gjitha këto aspekte, dua të shpreh edhe një herë angazhimin tonë si LSI për të gjeneruar gjithnjë një klimë sa më konstruktive, sa më racionale, që ndihmon ecurinë e suksesshme të këtyre reformave që do të kenë një impakt afatgjatë për të ardhmen e vendit, stabilitetin e tij, funksionimin e institucioneve dhe integrimin evropian, dhe njëkohësisht dua të shpreh vendosmërinë tonë për t’i shërbyer në radhë të parë standardit më të lartë të zgjedhjeve të ardhshme të 18 qershorit sepse rezultati i këtij standardi, pra i një standardi të zgjedhjeve për vendin është më i rëndësishëm se rezultati i çdo force politike të caktuar.
Dua të shpreh besimin tim më të madh dhe më të fuqishëm tek të gjithë ju që jeni zgjedhur dhe që do të vazhdoni të zgjidhni edhe sot drejtuesit dhe bashkëpunëtorët më të afërt edhe të Endritit si Kryetar i LSI-së të Tiranës.
Dhe jam i bindur që dega e Tiranës do të jetë në krye të rezultatit, jo vetëm të zgjedhjeve të 18 qershorit, por edhe të gjithë performancës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në gjithë vendin si një shembull i një force të emancipuar, të përgjegjshme e cila gjithnjë vë interesat e vendit dhe të qytetarëve, vë interesin kombëtar dhe interesin publik mbi çdo interes tjetër afatshkurtër apo të ngushtë.