Meta: Të bëhet më shumë për arsimimin dhe punësimin e jetimëve

393
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ishte i pranishëm në konferencën kombëtare të fëmijëve jetimë ditën e sotme në Tiranë.
Meta bëri thirrje për t’i kushtuar më shumë vëmendje jetimëve, dhe problemeve që ata hasin më së shumti në lidhje me arsimimin, kujdesin shëndetësor apo punësimin.

Ish-kreu i LSI-së tha se çështjet e jetimëve duhen trajtuar me prioritet, dhe se një domosdoshmëri afatgjatë është arsimimi i tyre i plotë.

“Si një zbatim i të drejtave ligjore dhe të drejtave të njeriut, dhe si pjesë e një filozofie të përgjithshme. Jetimët kanë ende komplekse, për punësim, për kujdes shëndetësor e mbrojtja nga çdo lloj diskriminimi. Duhet të reagojmë me vëmendje e vendosmëri. Burimet financiare të shtetit nuk janë ende të mjaftueshme për ta rregulluar plotësisht këtë situatë, por me vullnet të mirë do të bëjmë më të mirën. Jetimët në Shqipëri nga më të vegjlit e deri tek më të rriturit, kanë problem të madh strehimi. Duhet të angazhohemi më shumë për t’i trajtuar me prioritet problemet e tyre. Të punojmë për një shoqëri më të gëzuar, e të dashur për të gjithë. Shumë nga ju kanë probleme me arsimimin. Një domosdoshmëri afatgjatë është arsimimi juaj i plotë. Tjetër çështje në të cilën duhet ndërhyrë është kujdesi shëndetësor. Për përmirësimin e jetesës së jetimoreve ka dhe impakt shoqëria civile dhe investitorët e huaj,” tha Meta në konferencë.
Sigal