Meta takon strukturat e LSI në Tiranë pas Konvetës së Tiranës

49

Meta: Të zbatojmë vendimet e Konventës Kombëtare

Meta: Brenda janarit Konventa e Tiranës

Meta: Rritja e LSI-së të reflektohet në rinovimin e
strukturave drejtuese

Meta: Forumet e reja të sjellin impulse të reja

 

Kryetari i
Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat
e LSI-së së Tiranës.

Gjatë takimit,
Kryetari i LSI-së vuri theksin tek zbatimi i vendimeve të marra në Konventën
Kombëtare Zgjedhore të mbajtur në datat 3 dhe 4 dhjetor.

Duke folur për
rritjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Meta theksoi se prirjet e reja
në parti duhet të reflektohen edhe në strukturat drejtuese të saj në mënyrë që
forumet e reja të sjellin impulse të reja në parti.

“Të zbatojmë
vendimet që u morën në Konventën Kombëtare Zgjedhore. Brenda muajit janar do të
mbahet konventa për degën e LSI-së, Tiranë. Rritja e LSI-së të reflektojë në
rinovimin e strukturave drejtuese në mënyrë që forumet e reja të sjellin impulse
të reja”, – theksoi Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.