Meta takon Shefin e Shtabeve të Bashkuar të SHBA-ve, Josph Dunford

568
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Shefin e Shtabeve të Bashkuar të SHBA-ve, Gjeneralin Josph Dunford.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie parësore dhe strategjike dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, përballë sfidave të përbashkëta globale si lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm e qëndrueshmëriae sigurisë në rajon.
Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Forcave tonë të Armatosura në procesin e tyre të transformimit dhe modernizimit duke nënvizuar edhe ndihmën e fundit me mjete speciale transporti të blinduara.
Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e SHBA në realizimin e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, transformimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale dhe edukimin e Forcave të Armatosura, mbështetjen e institucioneve të inteligjencës, rolin përcaktues të SHBA-së në çlirimin e Kosovës dhe angazhimin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Ballkanit dhe mbështetjen kritike për anëtarësimin në NATO.
Gjeneral Dunford falenderoi Presidentin Meta për angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura përkrah ushtrisë së SHBA-së në Afganistan, Irak, dhe vende të tjera dhe vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për ngritjen e nivelit të partneritetit dhe të koordinimit strategjik Shqipëri-SHBA.
Bashkëbiseduesit ndanë opinionet mbi sfidat e reja të NATO-s, mbi rëndësinë e sigurisë kolektive dhe mbështetën angazhimin e tyre për vazhdimimësinë e angazhimit në përballjen me sukses të të tyre, si në planin rajonal ashtu edhe atë global.
Sigal