Meta takon Kryetaren e Komunës së Preshevës, riafirmimim i projekteve të përbashkëta

400
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta priti sot në një takim kortezie Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.
Presidenti shprehu kënaqësinë për këtë takim me Kryetaren e Komunës së Preshevës, si dhe vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.
Ndër të tjera, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore në interes të garantimit të së drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Znj. Ardita Sinani, në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës i uroi z. Meta suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.


Sigal