Meta takon homologun kroat Leko: E meritoni statusin kandidat për BE

451
Sigal

TIRANE – Kryetari i Parlamentit të Kroacisë Josip Leko gjatë takimit me homologun e tij Ilir Meta tha se Shqipëria e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor. Në fjalën e tij Leko vlerësoi konferencën “Nisma Adriatiko-Joniane” ndërsa tha se e ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. “Theksoj dhe falënderoj parlamentin shqiptar për organizimin e konferecncës “Nisma Adriatiko-Joniane” dhe për konkluzionet që janë me interes për të gjitha vendet pjesëmarrëse. Ky organizim është provë e një hapi të sigurtë drejt Bashkimit Evropian. Unë mendoj se këto vende që nuk janë akoma anëtare të BE, janë në rrugë të mbarë për tu bashkuar me familjen evropiane. Veç politikave të Evropës ne mendojmë se të gjithë vendet e Ballkanit Përendimor duhet të jenë në BE dhe ne do përpiqemi në këtë drejtim. Ky nuk është vetëm në interes të Shqipërisë apo Kroacisë por ju e meritoni plotësisht të jeni kandidatë për në BE.” u shpreh Leko. Duke vazhduar më tej kryeparlamentari kroat Leko, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shtoi se së shpejti do të nënshkruhen dy marrëveshje të një bashkëpunimi politik me vendin tonë. Ai tha se shkëmbimi i eksperiencave të të dy parlamenteve, është me rëndësi për të dyja palët. “Gjatë këtij takimi diskutuam për një bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat. Në këtë drejtim nuk ka pengesa, sepse kemi një marrëdhënie shumë të mirë mes vendeve dhe ky është një themel i fortë. Shpresoj që shpejt të nënshkruhen dy marrëdhëveshje të bashkëpunimit politik. Ne kemi vendosur të shkëmbejmë punën dhe eksperiencën e të dy parlamenteve pasi kemi se ccfarë të mësojmë nga njëri-tjetri. Shqipëria ka një zhvillim të rëndësishëm ekonomik që është i rëndësishëm për tu ndjekur. Nga ana tjetër Shqipëria ka se ccfarë të mësojë nga Kroacia, si kalimi i pengesave në rrugën drejt BE.” përfundoi Leko. Nga ana tjetër, kreu i parlamentit Ilir Meta vlerësoi raportin e vendit tonë me Kroacinë, ndërsa tha se Shqipëria ka fituar një aleat nga anëtarësimi i shtetit kroat në BE. Sipas tij Shqipëria do ë mësojë nga ekserpiza e Kroacisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. “Gjatë takimit vlerësuam raportin mes dy vendeve si dhe një bashkëpunim më të ngushtë në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimit Evropian. Anëtarësimi i Kroacisë në BE është një ngjarje e madhe për të gjithë vendet e rajonit. Me këtë anëtarësim Shqipëria ka fituar një aleat të fuqishëm brenda BE, e cila mbështet integrimin e vendit. Shqipëria e vlerëson ekspertizën kroate përgjatë këtij procesi dhe ka se çfarë të mësojë. Edhe prania e zotit Leko në Tiranë është tregues i vëmendjes së përhershme dhe në rritje i marrëdhënies mes dy vendeve.” tha kryeparlamentari Meta. Më tej Meta u ndal edhe tek bashkëpunimi mes parlamenteve të dy vendeve ku theksoi se nga ky bashkëpunim do të përftohet përvoja sa i përket procesi të afrimit me legjislacionin e BE, dhe të reformës në drejtësi. “Së shpejti do intensifikojmë marrëdhëniet mes dy parlamenteve. Grupi i miqësisë me Kroacinë do të drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafa. Jam i bindur se ky bashkëpunim do të kontribuojë në gjallërinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe përftimi i një përvoje sa i përket procesit të afrimit me legjislacionin e BE, apo reforma në drejtësi duke patur në konsideratë zhvillimet kroate.” u shpreh Meta. Në fund të fjalës së tij Meta vlerësoi rolin e të dy vendeve në stabilitetin e rajonit çka sipas tij u kurorëzua edhe në anëtarësimin e përbashkët të dy vendeve në NATO