Meta takon Grasso: TAP, projekt me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike

449
Kryeparlamentari Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Itali ka takuar sot në Romë presidentin e Senatit të Italisë, Pietro Grasso.
Dy zyrtarët kanë diskutuar në lidhje me rritjen e forcimit të bashkëpunimit ekonomik. Teksa u ndalën tek projekti i rëndësishëm, siç është ai i gazsjellësit TAP, Meta dhe Grasso theksuan se ky projekt ka një rëndësi strategjike për sigurinë energjetike.
Gjatë fjalës së tij, Meta pohoi se Italia është partner kryesor ekonomik dhe tregtar i Shqipërisë. “Tap është me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike. Italia partner kryesor ekonomik dhe tregtar i Shqipërisë. Një Itali e fortë do të thotë edhe një Shqipëri më e fortë.”, tha Meta.
Ndërkohë, presidenti i Senatit të Italisë deklaroi se Shqipëria po bën hapa me rëndësi në arenën ndërkombëtare. “Vlerësoj rolin e peshën e Shqipërisë në Ballkan”, tha ai.
Sigal