Meta takon Elmaz Sherifin, falenderim për botimin ‘Shqipëria e panjohur’

459
Sigal

Presidenti i Republikës ka takuar gjatë ditës së sotme ish ministrin socialist Elmaz Sherifi.

Njoftimin për takimin e ka bërë publik në facebook vetë kreu i shtetit i cili shkruan se “e falenderoj shumë për dhurimin e librit të tij “Shqipëria e panjohur”, një studim mjaft i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920”.

Ja postimi i Kreut të Shtetit:

Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi.
E falënderoj shumë për dhurimin e librit të tij “Shqipëria e panjohur”, një studim mjaft i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920.
Mirënjohje për këtë punë kërkimore, që vjen si kontribut për të kuptuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe përgjegjshmërisë shtetformuese.